⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,770 ▲ +0.16% ETH $2,236 ▲ +0.46% XRP $1.1612 ▼ -2.66% SOL $89.6300 ▼ -0.75%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Izraeli shkatërron bazën nëntokësore të Hezbollahut në Liban

TEL AVIV, 11 shtator /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite ka shkatërruar një kompleks nëntokësor të Hezbollahut, grupit të armatosur të mbështetur nga Irani, në jug të Libanit, njoftoi dje në mbrëmje kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.

Sipas tyre, operacioni përfundon forcimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit.

Ushtria izraelite tha se kishte shkatërruar infrastrukturën nëntokësore të Hezbollahut në zonën e kreshtës Ali al-Taher, pranë qytetit Nabatieh.

Sipas Izraelit, kjo infrastrukturë ishte ndërtuar gjatë më shumë se 20 viteve me financim iranian dhe përdorej për planifikimin dhe kryerjen e sulmeve kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë.

Izraeli pretendon se në kompleksin nëntokësor u gjetën raketa, dronë, armë automatike, raketa kundërtank dhe qindra mina e mjete shpërthyese.

Brenda tij ndodheshin gjithashtu një qendër komandimi, depo armësh dhe ambiente banimi, që u mundësonin luftëtarëve të qëndronin nën tokë për periudha të gjata.

Sipas ushtrisë izraelite, kompleksi shtrihej në një gjatësi prej më shumë se dy kilometrash.

Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Kryetari i bashkisë së Nabatiehut tha se shpërthimi pranë kreshtës ishte jashtëzakonisht i fuqishëm dhe se lëkundjet u ndjenë në të gjithë jugun e Libanit, madje edhe në Bejrut, rreth 70 kilometra larg.

Izraeli tha se ushtarët e tij do të qëndrojnë në këtë zonë, për të parandaluar rikthimin e forcave të Hezbollahut dhe për të vazhduar shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake.

Pavarësisht një armëpushimi formal, Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje.

Ushtria izraelite vijon të jetë e dislokuar në jug të Libanit dhe kryen sulme pothuajse çdo ditë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.