☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.03 ▼2.17%
ARI 4,035 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,362 ▼ -0.1% ETH $2,326 ▼ -0.29% XRP $1.2962 ▼ -0.02% SOL $101.6500 ▲ +0.68%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.03 ▼2.17 % ARI 4,035 ▲0.67 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.03 ▼2.17 % ARI 4,035 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kanadaja dhe BE-ja thellojnë aleancën mes tensioneve me SHBA-në

MONTREAL, 26 tetor /ATSH-AFP/- Udhëheqësit kanadezë dhe ata të Bashkimit Evropian takohen këtë javë në Montreal në një samit që synon thellimin e aleancës mes tyre, ndërsa të dyja palët përballen me marrëdhënie të trazuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi muajin e kaluar në një fjalim në Parlamentin Evropian se “Evropa dhe Kanadaja janë më të forta së bashku”. Deklarata e tij erdhi pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sugjeroi se Kanadaja mund të bëhej anëtarja e parë e asociuar e bllokut prej 27 shtetesh.

Gjatë takimit dyditor në Montreal, udhëheqësit do të përpiqen të përcaktojnë hapa konkretë për forcimin e bashkëpunimit në fusha si mbrojtja, inteligjenca artificiale dhe mineralet kritike.

Përtej marrëveshjeve konkrete, përpjekjet për afrimin e mëtejshëm të Kanadasë me BE-në pasqyrojnë ndryshimet në realitetin gjeopolitik, të nxitura nga politikat e presidentit amerikan, Donald Trump.

E goditur nga tarifat doganore amerikane, Kanadaja po kërkon mundësi të reja ekonomike në tregjet e huaja, me synimin për të zvogëluar varësinë nga Shtetet e Bashkuara.

Carney e konsideron BE-në një partnere të natyrshme, duke e cilësuar vendin e tij si “më evropianin ndër vendet joevropiane”.

Timothy Snyder, profesor i historisë moderne evropiane në Shkollën Munk të Çështjeve Globale në Universitetin e Torontos, vlerëson se afrimi i Carney-t me Evropën, si përgjigje ndaj qëndrimit armiqësor të SHBA-së, është një lëvizje taktike e arsyeshme.

“Nëse mund të shkëputesh arbitrarisht, në çdo moment, nga tregu amerikan, atëherë ka kuptim të kesh sa më shumë alternativa të mundshme”, tha Snyder për AFP-në.

“Ti kërkon diçka tjetër dhe kjo diçka tjetër është Evropa”, shtoi ai, duke argumentuar se edhe nëse lufta tregtare me SHBA-në përfundon, Kanadaja do të jetë në një pozicion më të fortë, falë diversifikimit të partnerëve ekonomikë.

Edhe Bashkimi Evropian, i cili është përballur vazhdimisht me talljet dhe kritikat e Trumpit dhe aleatëve të tij politikë në SHBA, po kërkon partneritete të besueshme në një botë ku ndikimi ekonomik dhe politik dominohet nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.