Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 99.27 ▼3.13%
ARI 4,391 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,099 ▼ -1.17% ETH $2,468 ▼ -0.12% XRP $1.3423 ▼ -2.68% SOL $99.5500 ▼ -1.66%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.27 ▼3.13 % ARI 4,391 ▼0.37 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.27 ▼3.13 % ARI 4,391 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kanadaja dhe Ukraina zgjerojnë bashkëpunimin për prodhimin e dronëve

NJU JORK, 11 shtator /ATSH-DPA/- Kanadaja dhe Ukraina po zgjerojnë ndjeshëm bashkëpunimin për prodhimin e dronëve, njoftoi dje në mbrëmje kryeministri kanadez, Mark Carney, në një deklaratë të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Sot, Kanadaja dhe Ukraina krijuan një partneritet të ri, i cili do t’i sigurojë Forcave të Armatosura Kanadeze, kapacitete të avancuara në fushën e dronëve, do të krijojë vende pune në të gjithë Kanadanë dhe do të mbështesë Ukrainën, në përpjekjet e saj për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Carney në një konferencë për shtyp në Calgary.

Sipas një deklarate zyrtare, bashkëpunimi mes dy vendeve do të zgjerohet në të gjitha fazat e prodhimit të dronëve, duke nisur nga sigurimi i metaleve dhe mineraleve të rëndësishme, deri te projektimi dhe zhvillimi teknik i tyre.

Kanadaja synon gjithashtu të krijojë kapacitetet e nevojshme për të prodhuar miliona dronë, brenda dy viteve të ardhshme.

Carney tha se aktualisht Kanadaja ka gjithsej rreth 2 mijë dronë.

Kryeministri kanadez premtoi gjithashtu mbështetje të mëtejshme për Ukrainën, përfshirë raketa për kapjen dhe shkatërrimin e raketave ose mjeteve ajrore armike, të përdorura në kuadër të mbrojtjes ajrore.

Zelensky tha se ndihma e Kanadasë do të përfshijë edhe municione për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot” dhe avionët luftarakë F-16, si dhe mbështetje për prodhimin e dronëve.

“Paketat e dakordësuara sot arrijnë në vlerén e më shumë se 2 miliardë dollarëve, përfshirë një paketë qeveritare prej më shumë se 1 miliard dollarësh për mbrojtjen tonë, kryesisht për mbrojtjen e hapësirës ajrore: raketa për sistemet “Patriot”, municione për avionët F-16 dhe prodhimin e përbashkët të dronëve. Ka gjithashtu marrëveshje për sektorin tonë energjetik dhe nisma të përbashkëta”, tha Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, 21 pilotë ukrainas të avionëve luftarakë, po trajnohen aktualisht në Kanada.

Qeveria kanadeze tha se, me investimet e njoftuara, vlera totale e mbështetjes së Kanadasë për Ukrainës i tejkalon 26 miliardë dollarët që nga viti 2022. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.