FOKUS – Kina përgjysmon eksportet e automjeteve hibride drejt BE-së
PEKIN, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Kina ka pranuar të kufizojë ndjeshëm eksportet e automjeteve hibride drejt Bashkimit Evropian, një masë që pritet të pengojë hyrjen e miliona automjeteve të tilla në tregun evropian gjatë viteve të ardhshme, njoftoi sot në Pekin komisioneri evropian për Tregtinë, Maros Sefcovic.
“Kemi arritur një mirëkuptim të përbashkët për të kufizuar eksportet kineze të automjeteve hibride dhe hibride me karikim nga rrjeti elektrik drejt Bashkimit Evropian. Kjo krijon mundësinë e një uljeje me më shumë se gjysmën të eksporteve kineze”, deklaroi Sefcovic.
Ai shtoi se Kina kishte pranuar gjithashtu të ulte tarifat doganore për disa produkte evropiane, çka do të mundësonte një reduktim të barrës tarifore me të paktën 225 milionë euro. /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.