🌧️
Tiranë 16°C · Shi 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 92.83 ▼1.88%
ARI 4,344 ▲1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,716 ▲ +1.53% ETH $2,710 ▲ +2.54% XRP $1.5546 ▲ +6.4% SOL $118.9300 ▲ +4.96%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.83 ▼1.88 % ARI 4,344 ▲1.06 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.83 ▼1.88 % ARI 4,344 ▲1.06 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

– Kolumbia ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Iranin, një vendim që ishte marrë më 19 shtator dhe u bë publik sot nga Ministria e Jashtme kolumbiane.

Qeveria kolumbiane tha se vendimi lidhet me shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe të hemisferës, si dhe me luftën kundër krimit ndërkombëtar.

Bogota përmendi ato që i cilësoi si lidhje të dyshuara të qeverisë iraniane me grupe terroriste dhe narkoterroriste.

Në arsyetimin e saj, Kolumbia përmendi gjithashtu shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, sulmet ndaj vendeve që nuk janë pjesë e konfliktit në Lindjen e Mesme, bllokimin e Ngushticës së Hormuzit dhe pengimin, sipas saj, të punës së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për verifikimin e programit bërthamor iranian.

Ministria e Jashtme kolumbiane tha se këto zhvillime kanë dëmtuar besimin e Bogotas ndaj qeverisë iraniane.

Megjithatë, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nuk nënkupton ndërprerjen e marrëdhënieve konsullore.

Sipas autoriteteve kolumbiane, shërbimet konsullore do të vazhdojnë në përputhje me Konventat e Vjenës.

Në një vendim tjetër, Kolumbia e ka shpallur Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste dhe ka njoftuar masa më të forta kontrolli ndaj personave të lidhur me të. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.