☁️
Tiranë 15°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 87.24 ▼3.95%
ARI 4,132 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,920 ▼ -1.45% ETH $2,125 ▼ -5.18% XRP $1.1039 ▼ -5.29% SOL $86.6900 ▼ -3.29%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 87.24 ▼3.95 % ARI 4,132 ▲1.4 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 87.24 ▼3.95 % ARI 4,132 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

Šarec: Deputetët të mendojnë për përgjegjësinë që kanë — nuk jam dhe nuk do të jem mjet i asnjë pale politike

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Marjan Šarec, iu drejtua deputetëve malazezë pas dështimit të seancës për shkarkimin e kreut të Kuvendit Andrija Mandiq, duke paralajmëruar se rruga evropiane nuk duhet të bëhet peng i krizës.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Marjan Šarec, iu drejtua sot me një deklaratë mediave pas dështimit të seancës së djeshme të Kuvendit, ku duhej të diskutohej shkarkimi i kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq. Mazhoranca parlamentare i mohoi kuorumin debatit, ndërsa vetë Mandiq nuk lejoi as transmetimin televiziv të prozivkës, as hyrjen e përfaqësuesve të mediave në sallë.

Në seancë ishin të pranishëm 39 deputetë, por munguan dy të tjerë që do të siguronin kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e debatit. Opozita ka njoftuar se nuk do të bashkëpunojë me qeverinë derisa të mbahet seanca e kërkuar për shkarkimin e Mandiqit, çka e ka thelluar krizën politike në vend.

«Nuk jam dhe nuk do të jem mjet i asnjë pale politike», theksoi Šarec para gazetarëve. Ai shtoi se interesi i tij i vetëm është që Mali i Zi ta përmbyllë me sukses procesin e integrimit dhe të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian, duke u bërë thirrje deputetëve që të kenë parasysh përgjegjësinë që mbajnë ndaj qytetarëve dhe së ardhmes evropiane të vendit.

Raportuesi evropian paralajmëroi se koha po mbaron dhe se integrimet evropiane duhet të qëndrojnë mbi përplasjet e brendshme politike. Sipas tij, rruga evropiane e Malit të Zi nuk guxon të bëhet peng i krizës aktuale institucionale.

Burimi: Vijesti

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.