⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 92.26 ▼2.48%
ARI 4,349 ▲1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,884 ▲ +1.61% ETH $2,726 ▲ +2.87% XRP $1.5857 ▲ +7.69% SOL $121.0100 ▲ +6.74%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.26 ▼2.48 % ARI 4,349 ▲1.18 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.26 ▼2.48 % ARI 4,349 ▲1.18 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

“Google” përgatitet të testojë çipat e IA-së në hapësirë

KALIFORNI, 25 shtator /ATSH-DPA/- “Google” do të dërgojë në hapësirë një satelit prototip, për të testuar se si funksionojnë çipat e kompanisë për inteligjencën artificiale (IA) në kushtet e hapësirës.

“Google” tha se sateliti do të vendoset në orbitë të ulët rreth Tokës, ku mund të ketë qasje pothuajse të vazhdueshme në rrezet e Diellit.

Sipas kompanisë, kjo mund të mundësojë prodhimin e deri në tetë herë më shumë energji diellore sesa në Tokë.

Në të ardhmen, “Google” synon të shqyrtojë mundësinë e lidhjes së shumë satelitëve, të cilët së bashku mund të kryejnë detyra më të mëdha të inteligjencës artificiale ndërsa ndodhen në orbitë.

Për testin, “Google” do të dërgojë javën e ardhshme, çipat e tij të posaçëm për përpunimin e IA-së, të quajtur Tensor Processing Units (TPU) – (Njësitë e Përpunimit të Tenzorit), me një raketë “Falcon 9” të “SpaceX”.

Kompania do të kontrollojë nëse këta çipa mund t’i përballojnë tronditjet dhe ngarkesat fizike gjatë fluturimit, si dhe rrezatimin dhe ndryshimet shumë të mëdha të temperaturës në hapësirë.

“Google” tha se ky test i parë, do të shërbejë për të parë çfarë funksionon, cilat janë problemet dhe çfarë duhet përmirësuar për misionet e ardhshme.

Një tjetër sfidë është ftohja e qendrave të të dhënave në orbitë.

Çipat që kryejnë llogaritje të shumta prodhojnë shumë nxehtësi, ndaj duhet një mënyrë për t’i ftohur në hapësirë.

“Google” duhet gjithashtu të sigurojë që satelitët të mund të shkëmbejnë sasi shumë të mëdha të të dhënave me shpejtësi të lartë.

Kompania theksoi se përdorimi i hapësirës, si një vend për të kryer në shkallë të gjerë llogaritje të inteligjencës artificiale, nuk do të ndodhë menjëherë.

Fillimisht duhet të provohet se pajisjet mund të funksionojnë në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme në orbitë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.