☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.30 ▲0.2%
ARI 4,136 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,372 ▲ +2.41% ETH $2,415 ▲ +3.98% XRP $1.3188 ▲ +2.94% SOL $96.5800 ▲ +3.62%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kremlini: Modi dhe Xi ofruan ndihmën e tyre për zgjidhjen e luftës në Ukrainë

NJU DELHI, 13 shtator /ATSH-ANSA/ – Kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë ofruar ndihmën e tyre për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Sipas agjencisë ruse “Tass”, Peskov tha se gjatë bisedimeve dypalëshe në kuadër të samitit të vendeve BRICS në Nju Delhi, Modi dhe Xi i bënë presidentit rus Vladimir Putin pyetje të detajuara lidhur me mundësinë e një zgjidhjeje për konfliktin.

“Modi dhe Xi ofruan aktivisht zyrat e tyre të mira për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje”, deklaroi Peskov.

Ai shtoi se Putin e mirëpriti gatishmërinë e tyre për të ndihmuar dhe u paraqiti një pasqyrë të detajuar të situatës në Ukrainë.

Kremlini e konsideron gatishmërinë e Indisë dhe Kinës për të kontribuar në përpjekjet diplomatike si një element të rëndësishëm në kërkimin e një zgjidhjeje për konfliktin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.