☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,680 ▲0.73%
DOW 52,352 ▲0.26%
NASDAQ 26,206 ▲0.96%
NAFTA 101.74 ▼1.48%
ARI 4,032 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,178 ▼ -0.6% ETH $2,322 ▼ -1.45% XRP $1.2971 ▼ -0.37% SOL $100.6900 ▼ -1.23%
S&P 500 7,680 ▲0.73 % DOW 52,352 ▲0.26 % NASDAQ 26,206 ▲0.96 % NAFTA 101.74 ▼1.48 % ARI 4,032 ▲0.6 % S&P 500 7,680 ▲0.73 % DOW 52,352 ▲0.26 % NASDAQ 26,206 ▲0.96 % NAFTA 101.74 ▼1.48 % ARI 4,032 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Letonia akuzon Bjellorusinë se nxit migrantët të dëmtojnë infrastrukturën kufitare

RIGA, 25 tetor /ATSH -DPA/ – Autoritetet letoneze akuzuan të hënën zyrtarët bjellorusë se po organizojnë kalimin e migrantëve të parregullt drejt kufirit mes dy vendeve dhe po i detyrojnë ata të dëmtojnë gardhin kufitar, nën kërcënimin e dhunës fizike.

Andris Aleksejevs nga Prokuroria e Përgjithshme në Riga bëri këtë deklaratë në një raport të transmetuar nga televizioni letonez. Ai iu referua migrantëve që nuk kishin paguar rojet kufitare bjelloruse për të hyrë ilegalisht në Letoni.

Letonia, së bashku me Lituaninë dhe Poloninë, ka akuzuar vazhdimisht Bjellorusinë, e drejtuar nga një regjim autoritar, se po organizon sistematikisht sjelljen e migrantëve nga rajonet e prekura nga krizat drejt kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Sipas shërbimit letonez të rojeve kufitare, gjatë këtij viti janë parandaluar më shumë se 12 mijë persona të kalojnë ilegalisht kufirin.

Sipas raportit televiziv, migrantëve u kërkohet të paguajnë 5 mijë dollarë për të kaluar kufirin, zakonisht në kriptomonedha. Rruga kalon përmes Rusisë drejt Bjellorusisë dhe më pas në kampe pranë kufirit, ku migrantët presin sinjalin për të kaluar ilegalisht në Letoni.

Në mesin e korrikut, Prokuroria e Përgjithshme e Letonisë nisi procedime penale ndaj rojeve kufitare bjelloruse, për dyshimet mbi përfshirjen e tyre në organizimin e migracionit të paligjshëm drejt Letonisë.

Shërbimi i rojeve kufitare, policia shtetërore, forcat e armatosura dhe shërbimet e inteligjencës bashkëpunojnë për patrullimin e kufirit, ku çdo ditë janë angazhuar nga 100 deri në 200 ushtarë.

Ivars Ruskulis, zëvendësshef i shërbimit letonez të rojeve kufitare, deklaroi se agresioni dhe aktet e sabotimit janë shtuar paralelisht me forcimin e sigurisë kufitare.

Sipas tij, gjatë këtij viti janë regjistruar më shumë se 60 incidente që përfshijnë dëmtimin e infrastrukturës, mes tyre vandalizimin e kutive të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe kamerave të mbikëqyrjes.

Në krahasim, vitin e kaluar u raportuan 23 incidente të tilla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.