Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.06 ▼2.22%
ARI 4,077 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,304 ▲ +4.47% ETH $1,646 ▲ +4.63% XRP $1.0854 ▲ +4.4% SOL $82.5200 ▲ +10.09%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.06 ▼2.22 % ARI 4,077 ▼0.14 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.06 ▼2.22 % ARI 4,077 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Liderët evropianë dënojnë sulmet e fundit ruse në Ukrainë

BRUKSEL, 2 korrik /ATSH-AA/ – Zyrtarët evropianë dënuan sot sulmet e fundit të Rusisë gjatë natës në Ukrainë, për të cilat Kievi tha se vranë 13 persona, ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas njoftoi planet për të propozuar sanksione të reja që synojnë entitetet që mbështesin kompleksin ushtarak-industrial rus.

“Vetëm fjalët e dënimit nuk do të ndalojnë sulmet ndaj Kievit. Vetëm mbështetja e qëndrueshme ushtarake për Ukrainën dhe presioni i shtuar ndaj Moskës mund ta bëjnë këtë”, shkroi Kallas në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

Ajo tha se BE-ja këtë javë nisi disbursimin e 6 miliardë eurove nën huanë e saj mbështetëse prej 90 miliardë eurosh për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës. “Sot do të propozoj të sanksionohen më shumë entitete që mbështesin kompleksin ushtarak-industrial të Rusisë në përgjigje të sulmeve. Sa më shumë që Moska të sulmojë civilët, aq më shumë sanksione duhet të vendosen. Ne vazhdojmë të rrisim koston derisa Rusia të kuptojë se nuk mund të fitojë”, tha Kallas.

Sipas saj, i gjithë stafi i BE-së në Kiev ishte i sigurt pas sulmeve dhe falënderoi personelin për vazhdimin e punës së tyre “në rrethanat më të vështira”. Ministria e Jashtme e Portugalisë dënoi ato që i përshkroi si “sulme të tmerrshme ruse” të kryera gjatë natës kundër Ukrainës.

Në një deklaratë, ministria përsëriti solidaritetin e saj me popullin dhe autoritetet ukrainase dhe tha se ishte “imperative t’i jepet fund këtij agresioni dhe të rivendoset ligji ndërkombëtar”. “Portugalia mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën në ndjekje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen dënoi sulmet, duke thënë se Rusia ka shënjestruar edhe një herë infrastrukturën civile. “Imazhe të tmerrshme nga Kievi. Natën e kaluar, Rusia shënjestroi edhe një herë infrastrukturën civile, duke treguar shpërfillje të hapur për jetën njerëzore”, shkroi ajo në X.

Valtonen vlerësoi “guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas” dhe ripohoi mbështetjen e Finlandës për Ukrainën. Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani gjithashtu denoncoi sulmin, duke shprehur solidaritetin me Ukrainën dhe duke i bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund agresionit të saj.

“Qeveria ruse duhet t’u japë fund këtyre agresioneve dhe të veprojë si një anëtar i përgjegjshëm i komunitetit ndërkombëtar”, tha Tajani duke shtuar se Italia do të vazhdojë të mbështesë Kievin derisa të arrihet “paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”.

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide tha se Rusia “ka goditur sërish objekte civile, duke vrarë dhe plagosur shumë”. “Sulmet e Rusisë ndaj civilëve janë thellësisht shqetësuese. Mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ata që janë prekur. Norvegjia mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën”, tha ai.

Deklaratat erdhën pasi Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme me rreze të gjatë, me autoritetet ukrainase që thanë se 13 persona u vranë në sulmet ruse gjatë natës ndërsa zyrtarët rusë raportuan katër të vdekur civilë nga sulmet ukrainase me dronë.

Moska tha se kishte në shënjestër ndërmarrjet e industrisë së mbrojtjes, objektet e karburantit dhe energjisë, dhe infrastrukturën e aeroporteve ushtarake në dhe rreth Kievit duke përdorur armë precize me rreze të gjatë dhe dronë, duke i përshkruar sulmet si përgjigje ndaj “sulmeve terroriste” të Ukrainës në infrastrukturën civile.

Ndërkohë, Ukraina tha se goditi rafinerinë e naftës “Lukoil Nizhegorodnefteorgsintez” në rajonin e Nizhny Novgorodit të Rusisë si dhe një vend depozitimi të dronëve, një urë hekurudhore dhe një postë komanduese ruse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.