☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.53%
DOW 52,356 ▼0.01%
NASDAQ 26,460 ▲1.11%
NAFTA 99.92 ▼1.81%
ARI 4,069 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,630 ▲ +0.49% ETH $2,346 ▲ +0.98% XRP $1.3244 ▲ +2% SOL $101.0100 ▲ +0.13%
S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,356 ▼0.01 % NASDAQ 26,460 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.76 % S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,356 ▼0.01 % NASDAQ 26,460 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat”

Avokati Edmond Petraj kërkon nisjen e një hetimi për protestat e dhunshme në Shqipëri, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme duhet të kishte qenë në terren dhe të kishte ngritur grupet e punës për të hetuar ngjarjet dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Sipas Petrajt, Tirana është në kaos dhe institucionet duhet të nisin betejën ligjore për të verifikuar mënyrën se si janë përmbushur detyrat nga shteti dhe institucionet përgjegjëse. Ai nënvizon se personat që kanë pësuar dëme materiale duhet të marrin drejtësi dhe se duhet të hetohen të gjithë personat e përfshirë, përfshirë ata që kanë bërë thirrje për dhunë.

“Prokuroria e Posaçme duhet të ishte në terren, të mblidhte grupet e punës, sepse Tirana është në kaos për të gjithë. Duhet të fillonin betejën ligjore duke marrë volumin e shtetit dhe institucioneve, si janë zbatuar detyrat. Atyre qytetarëve që u humbi pasuria duhet të mbajnë përgjegjësi juridike dhe Prokuroria e Posaçme. Është detyrë morale që të nisë një hetim për të gjithë personat.

Jemi përballë nenit 221, që parashikon goditjen ndaj uniformave dhe Policisë së Shtetit, zjarrin ndaj godinave shtetërore, shkatërrimin e pronës private e publike, djegien e pronës. Përmblidhen me kryengritje. Hetimi duhet të fillojë, Tirana është e të gjithëve.

Masat e dënimit shkojnë deri në burgim të përjetshëm. Për ata që kanë bërë thirrje për dhunë, janë 15–25 vite burg. Siç ndodhi në Greqi. Agimi i Artë, në disa protesta, bëri thirrje për dhunë dhe kreu edhe kryengritje e plaçkitje. Dogjën institucionet dhe Gjykata Kushtetuese i nxori jashtë ligjit”, tha ai për ABC News.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.