☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.44 ▼0.09%
ARI 4,074 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,929 ▼ -4.62% ETH $2,240 ▼ -6.21% XRP $1.1872 ▼ -9.25% SOL $90.1300 ▼ -5.54%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.44 ▼0.09 % ARI 4,074 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.44 ▼0.09 % ARI 4,074 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Meloni: Izolimi politik i AfD-së në Gjermani nuk po funksionon

ROMË, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministrja italiane Giorgia Meloni beson se politika e partive tradicionale gjermane për të mbajtur jashtë pushtetit partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) nuk po jep rezultate.

“Siç mund ta shohim, kjo është një strategji që nuk funksionon”, tha politikania e krahut të djathtë në një intervistë për gazetën italiane “Il Foglio”, të publikuar sot.

Meloni iu përgjigj një pyetjeje lidhur me fitoren e thellë të AfD-së në zgjedhjet e zhvilluara fundjavën e kaluar në landin gjerman Saksonia-Anhalt.

Të gjitha partitë tradicionale gjermane kanë përjashtuar bashkëpunimin me AfD-në, përmes një politike të njohur si “firewall”, ose “barrierë mbrojtëse”.

Kjo do të thotë se rruga e AfD-së drejt formimit të një qeverie në Saksonia-Anhalt pritet të jetë e vështirë, edhe pse partia fitoi një rekord prej 43,8% të votave në zgjedhjet e së dielës, duke mbetur vetëm pak larg shumicës absolute.

Shërbimet gjermane të inteligjencës së brendshme e kanë klasifikuar degën e AfD-së në Saksonia-Anhalt si ekstremiste të së djathtës.

Meloni vuri në dukje se lëvizjet politike “që përqendrohen te mbrojtja e identitetit, lufta kundër emigracionit të paligjshëm në masë dhe rrezikut të islamizimit” janë forcuar në Evropë.

Sipas saj, reagimi i “establishmentit” politik ka qenë shpesh “ngritja e barrierave mbrojtëse, në vend që të trajtohen çështjet thelbësore”.

“Kjo strategji qartësisht nuk funksionon”, tha ajo, duke shtuar se qasja më e suksesshme do të ishte “të dëgjoheshin këto shqetësime dhe t’u jepej përgjigje”.

Meloni është në pushtet prej afro katër vitesh, duke drejtuar një koalicion të përbërë nga tri parti të djathta dhe konservatore.

Në të kaluarën, Meloni, e cila drejton partinë Vëllezërit e Italisë, është distancuar në disa raste nga AfD-ja dhe qëndrimet e saj politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.