☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.24 ▼0.29%
ARI 4,050 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,516 ▲ +1.24% ETH $1,924 ▲ +2.58% XRP $1.1246 ▲ +2.38% SOL $78.1100 ▲ +1.75%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.24 ▼0.29 % ARI 4,050 ▲0.85 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.24 ▼0.29 % ARI 4,050 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Montelukasti mund të rrisë efektivitetin e imunoterapisë kundër kancerit

– Një studim i ri sugjeron se montelukasti, një ilaç i përdorur gjerësisht për trajtimin e astmës, mund të përmirësojë efektivitetin e imunoterapisë në luftën kundër kanceri, sipas Reuters.

Montelukasti, i njohur me emrin tregtar Singulair dhe i disponueshëm edhe në versione gjenerike, bllokon një molekulë të quajtur CysLTR1, e cila luan rol në zhvillimin e inflamacionit te astma. Sipas studiuesve, kjo molekulë shfrytëzohet gjithashtu nga tumoret për të dobësuar mbrojtjen imunitare të organizmit.

Në eksperimentet laboratorike, bllokimi i CysLTR1 me montelukast riktheu pjesërisht aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar qelizat kancerogjene dhe rriti efektin e barnave të imunoterapisë. Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore “Nature Cancer”.

Studimi përfshiu eksperimente në qeliza kanceri njerëzore dhe në minj me lloje të ndryshme tumoresh. Shkencëtarët zbuluan se tumoret aktivizojnë CysLTR1 për të rritur prodhimin e një grupi qelizash të quajtura qeliza mieloide supresore polimorfonukleare (PMN-MDSC). Edhe pse këto ngjajnë me neutrofilet, qeliza të rëndësishme të sistemit imunitar, ato në fakt pengojnë reagimin imunitar kundër tumorit dhe ndihmojnë kancerin të shmangë sulmin e organizmit.

Sipas drejtuesit të studimit, Dr. Bin Zhang nga Shkolla e Mjekësisë Feinberg e Universitetit Northwestern në Çikago, çaktivizimi i kësaj molekule, qoftë me metoda gjenetike apo me montelukast, jo vetëm që ngadalësoi rritjen e tumoreve, por edhe ndihmoi sistemin imunitar të rifitonte aftësinë për të luftuar kancerin.

Një avantazh i rëndësishëm është se montelukasti dhe barna të tjera që bllokojnë CysLTR1 janë tashmë të miratuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për përdorime të tjera. Kjo do të thotë se provat klinike te pacientët me kancer mund të nisin më shpejt sesa për një ilaç krejtësisht të ri.

Dr. Zhang tha se kjo qasje mund të testohet së shpejti për të rritur efektivitetin e imunoterapisë, veçanërisht te tumoret agresive si kanceri trefish negativ i gjirit, ku nevojiten urgjentisht trajtime të reja.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet aktuale bazohen vetëm në studime laboratorike dhe te kafshët. Hapi i radhës është të konfirmohet nëse i njëjti mekanizëm funksionon edhe te njerëzit, të përcaktohet se cilët pacientë përfitojnë më shumë, si dhe të zhvillohen prova klinike të mirëkontrolluara për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e kombinimit të montelukastit me imunoterapinë./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.