Kategoria Superiore Vajza/ Apolonia ruan kreun e renditjes
Është mbyllur java e pestë e kampionatit të Kategorisë Superiore Vajza 2026/2027, me rezultate të thella dhe fitore për Vllazninë, Apoloninë, Teutën dhe Partizanin.
Apolonia vijon të kryesojë renditjen, pasi regjistroi një tjetër fitore bindëse, këtë herë 9-0 ndaj Kinostudios. Fieraket kanë grumbulluar 15 pikë në pesë javët e para, duke ruajtur ecurinë me pikë të plota.
Vllaznia siguroi një fitore të rëndësishme 7-0 ndaj Egnatias, duke shkuar në kuotën e 12 pikëve, po aq sa Teuta. Këto të fundit regjistruan një fitore me rezultat të thellë 15-0 në transfertë ndaj Atletik Klub.
Edhe Partizani arriti një sukses bindës në këtë javë, duke triumfuar 15-0 në transfertë ndaj Lushnjës dhe duke shkuar në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Egnatia.
Pas pesë javëve të para, Apolonia kryeson kampionatin me 15 pikë, e ndjekur nga Vllaznia dhe Teuta me nga 12 pikë. Partizani dhe Egnatia kanë grumbulluar nga 9 pikë, ndërsa Atletik Klub renditet me 3 pikë. Kinostudio dhe Lushnja mbyllin renditjen pa pikë.
Renditja pas javës së pestë:
1. Apolonia – 15 pikë 2. Vllaznia – 12 pikë 3. Teuta – 12 pikë 4. Partizani – 9 pikë 5. Egnatia – 9 pikë 6. Atletik Klub – 3 pikë 7. Kinostudio – 0 pikë 8. Lushnja – 0 pikë
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.