🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,605 ▲0.32%
DOW 52,239 ▲0.91%
NASDAQ 25,506 ▲0.27%
NAFTA 96.57 ▼7.25%
ARI 3,970 ▲1.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,018 ▼ -1.4% ETH $2,254 ▼ -0.66% XRP $1.2429 ▼ -0.75% SOL $92.5100 ▼ -2.35%
S&P 500 7,605 ▲0.32 % DOW 52,239 ▲0.91 % NASDAQ 25,506 ▲0.27 % NAFTA 96.57 ▼7.25 % ARI 3,970 ▲1.81 % S&P 500 7,605 ▲0.32 % DOW 52,239 ▲0.91 % NASDAQ 25,506 ▲0.27 % NAFTA 96.57 ▼7.25 % ARI 3,970 ▲1.81 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Melania Trump: 800 persona u evakuan nga Oleshky

KIEV, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Afro 800 persona janë evakuuar nga qyteti i Oleshkyt, në jug të Ukrainës, gjatë një armëpushimi të përkohshëm mes Rusisë dhe Ukrainë, bëri të ditur Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, e cila përshëndeti realizimin e operacionit humanitar.

“Shpresoj që kjo të shërbejë si bazë për një paqe të qëndrueshme”, deklaroi ajo.

Armëpushimi, i cili hyri në fuqi më 27 tetor, përfundoi më 1 nëntor.

Megjithatë, Kremlini deklaroi se nuk kishte në plan organizimin e misioneve të tjera humanitare.

Oleshky ndodhet në një zonë të pushtuar nga forcat ruse, në rajonin e Khersonit, ku popullsia civile është përballur me kushte të vështira për shkak të luftës.

Evakuimi i 800 personave konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm humanitar, ndërsa autoritetet ukrainase kishin kërkuar zgjatjen e armëpushimit.

Ndërkohë, Rusia njoftoi se aplikacioni i saj për paralajmërimet e emergjencave ishte goditur nga një “sulm masiv kibernetik”.

Ministria ruse e Situatave të Emergjencave bëri të ditur se hakerat kishin publikuar informacione të rreme në platformën që përdoret për të paralajmëruar qytetarët për sulme të mundshme me dronë dhe kërcënime të tjera.

Disa orë më parë, edhe Ukraina kishte raportuar një sulm ndaj sistemit të saj të alarmit ajror, pasi në aplikacion ishin shfaqur njoftime të pavërteta për një kërcënim radioaktiv.

Incidentet kibernetike ndodhën menjëherë pas përfundimit të armëpushimit më të gjatë mes dy vendeve gjatë luftës.

Autoritetet ukrainase i atribuuan Rusisë ndërhyrjen në sistemin e tyre të alarmit, ndërsa Moska nuk identifikoi autorët e sulmit ndaj aplikacionit rus.

Ndërkohë, bisedimet mes Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, pritet të rifillojnë gjatë këtij muaji, pas një periudhe ndërprerjeje që nga sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit në shkurt./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.