🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,599 ▲0.25%
DOW 52,260 ▲0.95%
NASDAQ 25,463 ▲0.1%
NAFTA 96.21 ▼7.6%
ARI 3,966 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,038 ▼ -1.1% ETH $2,254 ▼ -0.42% XRP $1.2402 ▼ -0.74% SOL $92.1400 ▼ -2.51%
S&P 500 7,599 ▲0.25 % DOW 52,260 ▲0.95 % NASDAQ 25,463 ▲0.1 % NAFTA 96.21 ▼7.6 % ARI 3,966 ▲1.72 % S&P 500 7,599 ▲0.25 % DOW 52,260 ▲0.95 % NASDAQ 25,463 ▲0.1 % NAFTA 96.21 ▼7.6 % ARI 3,966 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ndërmjetësit propozojnë armëpushim 10-ditor për të rikthyer marrëveshjen e përkohshme mes Iranit dhe SHBA-së

– Ndërmjetësit ndërkombëtarë i kanë paraqitur Iranit një propozim për uljen e tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashikon një armëpushim 10-ditor – me synimin për të krijuar hapësirë për rifillimin e negociatave – dhe rikthimin e një marrëveshjeje të përkohshme të arritur muajin e kaluar, sipas “Reuters”.

Sipas burimit, propozimi synon të ndalojë përkohësisht përshkallëzimin e konfliktit dhe t’u japë palëve mundësinë, të rikthehen në tryezën e bisedimeve për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së përkohshme, e cila kishte mbetur pezull për shkak të tensioneve ushtarake.

Burimi nuk dha detaje nëse Teherani e ka pranuar apo refuzuar propozimin, por tha se ndërmjetësit po vazhdojnë kontaktet intensive me të dyja palët, për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm.

Marrëveshja e përkohshme, e negociuar muajin e kaluar, synonte të krijonte një bazë për rifillimin e dialogut mbi programin bërthamor iranian dhe çështje të tjera të sigurisë rajonale.

Megjithatë, përplasjet e fundit ushtarake dhe sulmet reciproke mes Iranit dhe SHBA-së e vunë atë në rrezik.

Një armëpushim 10-ditor do të shërbente si një periudhë “qetësimi”, gjatë së cilës diplomatët do të përpiqeshin të gjenin një formulë kompromisi, për të rikthyer procesin diplomatik dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.