🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,039 ▲ +0.09% ETH $2,241 ▼ -0.24% XRP $1.1644 ▼ -0.27% SOL $89.5900 ▼ -0.53%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Një “ekuipazh” ndërkombëtar përfundon studimin 100-ditor të izolimit për misionet hapësinore

KËLN, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Gjashtë burra dhe gra nga gjashtë vende përfunduan dje një eksperiment 100 -ditor izolimi në një mjedis të ngushtë, me ndriçim artificial dhe pa kontakt të drejtpërdrejtë me botën e jashtme.

Studimi “SOLIS100” u zhvillua në Qendrën Gjermane të Hapësirës Ajrore (DLR) në Këln, në kuadër të përgatitjeve për misionet e ardhshme drejt Hënës, Marsit dhe më tej.

Pjesëmarrësit nga Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Polonia dhe Portugalia dolën nga objekti pas përfundimit të fazës së rikuperimit dhe iu rikthyen jetës së përditshme.

Për më shumë se tre muaj, ata jetuan në kushte të ngjashme me ato që mund të përjetojë një ekuipazh gjatë një misioni të gjatë hapësinor; në hapësirë të kufizuar, pa dritë natyrale, me ushqime të qëndrueshme për periudha të gjata dhe pa kontakte personale me familjarët apo miqtë.

Komunikimi me ekipin mbështetës bëhej kryesisht përmes një sistemi interkomi.

Rutina e  përditshme përfshinte punë shkencore, matje dhe kontrolle mjekësore, një program të detyrueshëm ushtrimesh fizike dhe mirëmbajtjen e “stacionit”.

Qëllimi kryesor i studimit ishte të kuptohej se si izolimi i zgjatur dhe kushtet ekstreme ndikojnë në shëndetin fizik, gjendjen psikologjike dhe aftësinë e njerëzve për të kryer detyrat e tyre.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për misionet drejt Marsit, ku astronautët do të mund të qëndrojnë të izoluar nga Toka për periudha shumë më të gjata dhe ndihma nga jashtë do të jetë jashtëzakonisht e kufizuar.

Sipas drejtuesve të projektit, eksperimente të tilla janë thelbësore për të kuptuar sfidat me të cilat do të përballen astronautët dhe për të zhvilluar mënyra më të mira për t’i mbështetur ata gjatë misioneve.

Studimi synon gjithashtu të krijojë të dhëna të standardizuara, në mënyrë që rezultatet e eksperimenteve të ardhshme të mund të krahasohen dhe të përdoren për përmirësimin e përgatitjes dhe mbështetjes së ekuipazheve.

Megjithëse izolimi zgjati 100 ditë, i gjithë projekti zgjati 126 ditë, duke përfshirë periudhat e përgatitjes dhe rikuperimit.

Eksperimenti është një tjetër hap në përpjekjen për të kuptuar jo vetëm nëse njerëzit mund të udhëtojnë drejt botëve të tjera, por edhe si mund të ruajnë shëndetin, performancën dhe mirëqenien e tyre gjatë një udhëtimi kaq të gjatë dhe të izoluar. /Ad.Ab./ a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.