☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,718 ▼0.38%
DOW 53,419 ▼0.5%
NASDAQ 26,489 ▼0.36%
NAFTA 90.85 ▼0.49%
ARI 4,480 ▼1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,626 ▼ -1.78% ETH $2,452 ▼ -1.91% XRP $1.3973 ▼ -3.91% SOL $101.6200 ▼ -2.96%
S&P 500 7,718 ▼0.38 % DOW 53,419 ▼0.5 % NASDAQ 26,489 ▼0.36 % NAFTA 90.85 ▼0.49 % ARI 4,480 ▼1.32 % S&P 500 7,718 ▼0.38 % DOW 53,419 ▼0.5 % NASDAQ 26,489 ▼0.36 % NAFTA 90.85 ▼0.49 % ARI 4,480 ▼1.32 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Operacion ndërkombëtar, shkatërrohet rrjeti i trafikimit të migrantëve në Mesdhe

MADRID, 8 gusht /ATSH-DPA/- Një rrjet i madh dhe i mirëorganizuar kriminal, që trafikonte lëndë narkotike dhe mijëra migrantë mes Spanjës dhe Afrikës së Veriut, është shkatërruar gjatë një operacioni të gjerë policor, njoftuan sot autoritetet spanjolle.

Sipas policisë, janë arrestuar gjithsej 78 persona, mes tyre katër drejtuesit kryesorë të grupit ndërkombëtar kriminal, si dhe një person i njohur si “bankier hawala”, i specializuar në transaksione financiare informale.

Hetimi, i nisur në vitin 2023, përfshiu edhe oficerë të Europol-it, agjencisë së Bashkimit Evropian për bashkëpunimin në zbatimin e ligjit, si dhe policinë e Polonisë, Portugalisë dhe Francës.

Grupi, i cili vepronte nga Spanja, kishte baza edhe në këto vende, si dhe në Itali.

Sipas hetuesve, rrjeti, me origjinë algjeriane dhe me një strukturë të gjerë e të mirëorganizuar, ka kontrabanduar më shumë se 2000 migrantë drejt Spanjës gjatë viteve, përmes të paktën 64 kalimeve detare me skafe të shpejta.

Nga kjo veprimtari, grupi dyshohet se ka siguruar të ardhura prej më shumë se 24 milionë eurosh.

Edhe pse numri i migrantëve që mbërrijnë në Spanjë ka rënë ndjeshëm, Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka regjistruar më shumë se 12 000 mbërritje në Spanjë përmes Mesdheut që nga fillimi i vitit.

Pavarësisht suksesit të autoriteteve në goditjen e rrjeteve të trafikimit të migrantëve dhe të drogës, shumë grupe kriminale në Mesdhe, vazhdojnë të përfshihen në aktivitete të paligjshme, përmes aleancave që ndryshojnë vazhdimisht dhe riorganizimit të strukturave të tyre. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.