⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,784 ▲ +0.33% ETH $2,237 ▲ +0.66% XRP $1.1591 ▼ -2.32% SOL $89.6200 ▼ -0.48%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Përmbytjet katastrofike në Nepal, 616 viktima dhe mijëra të zhdukur

KATHMANDU, 29 gusht / ATSH-DPA/ – Bilanci i viktimave nga përmbytjet e fuqishme në rajonin kufitar mes Nepalit dhe Kinës ka kaluar 600, ndërsa më shumë se 2,500 persona rezultojn. ende të zhdukur.

Sipas policisë nepaleze, deri të shtunën janë nxjerrë 616 trupa, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e viktimave janë gjetur dhjetëra kilometra larg zonës së katastrofës, në distriktin Chitwan, në jug të vendit, pranë kufirit me Indinë.

Në anën kineze, numri i viktimave është rritur në shtatë, ndërsa 554 persona rezultojnë të zhdukur, sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua. Në total, numri i viktimave në Nepal dhe Kinë ka arritur në 623.

Autoritetet raportojnë se mbi 2,500 persona janë ende të zhdukur. Vetëm në Nepal, numri arrin në 1,924, mes tyre 517 shtetas të huaj.

Ushtria nepaleze ka intensifikuar operacionet e kërkim-shpëtimit, por ekipet po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të shtresave të trasha të baltës dhe personave të bllokuar në tunele malore.

Balta dhe terreni i dëmtuar kanë vështirësuar uljen dhe ngritjen e helikopterëve në zonat e prekura, përfshirë Temure, Syabrubesi dhe Mailung.

Aktualisht, 14 helikopterë shpëtimi po operojnë në rajon, ndërsa autoritetet nepaleze bëjnë të ditur se më shumë se 4,400 persona janë shpëtuar deri të premten në mbrëmje.
Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë shpëtuar 149 shtetas të huaj.

Katastrofa ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe ka ndërprerë lidhjet rrugore në disa zona malore, duke e bërë më të vështirë mbërritjen e ekipeve të shpëtimit. Operacionet vijojnë ndërsa autoritetet po kërkojnë ende mijëra persona të zhdukur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.