☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 92.11 ▲1.87%
ARI 4,209 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,940 ▲ +0.13% ETH $2,706 ▲ +0.39% XRP $1.4937 ▼ -1.36% SOL $117.9900 ▼ -1.17%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.11 ▲1.87 % ARI 4,209 ▲0.53 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.11 ▲1.87 % ARI 4,209 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rekord i ri i çmimit mesatar të naftës në BE

PARIS, 1 tetor /ATSH-AFP/ – Çmimi i naftës në pikat e karburantit në Bashkimin Evropian ka arritur një rekord të ri historik, me një mesatare javore prej 2,24 euro për litër, në rritje me një cent krahasuar me rekordin e javës së kaluar, sipas një përmbledhjeje të të dhënave kombëtare të publikuara të enjten nga Komisioni Evropian.

Rekorde të çmimit mesatar janë thyer në 12 nga 27 vendet anëtare, përfshirë Belgjikën, Italinë, Rumaninë dhe Poloninë, sipas të të dhënave që autoritetet kombëtare i dërgojnë çdo javë Brukselit që nga viti 2005.

Këto të dhëna pasqyrojnë çmimet e afishuara nga pikat e karburantit, herë në fillim të javës dhe herë në fund të javës së mëparshme, në varësi të vendit.

Çmimi i një litri naftë, karburanti kryesor për transportin rrugor të mallrave dhe makineritë bujqësore, kalonte 2,50 euro në Danimarkë, Holandë dhe Finlandë, ndërsa në Gjermani arrinte në 2,44 euro.

Në Belgjikë, ku u thye rekordi, një litër naftë kushtonte mesatarisht 2,43 euro të hënën, kundrejt 2,39 euro një javë më parë.

Në Itali, çmimi u rrit me shtatë cent, duke arritur në 2,35 euro.

Pikat e karburantit franceze – pa përfshirë territoret përtej detit dhe Korsikën – të premten e afishonin një litër naftë me një çmim mesatar prej 2,37 euro, në një rënie shumë të lehtë gjatë një jave.

Këto të dhëna, të marra nga buletini i naftës i Komisionit Evropian, përfshijnë taksat, të cilat ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe përbëjnë mesatarisht 40% të çmimit të paguar në pikën e karburantit në BE, por nuk marrin parasysh ndihmat e synuara, si ajo për drejtuesit që përshkojnë distanca të mëdha në Francë.

Që nga fundi i shkurtit, çmimet e karburanteve janë shtyrë për lart nga bllokimi i ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës zakonisht kalonin rreth 20% e hidrokarbureve në botë, dhe më pas nga bllokada e eksporteve saudite në Detin e Kuq nga rebelët Houthi, si dhe nga sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.