🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,593 ▼0.57%
DOW 52,032 ▼0.66%
NASDAQ 26,085 ▼0.64%
NAFTA 102.74 ▲6.97%
ARI 4,369 ▼2.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,108 ▼ -1.45% ETH $2,462 ▼ -0.19% XRP $1.3505 ▼ -3.78% SOL $99.6600 ▼ -2.9%
S&P 500 7,593 ▼0.57 % DOW 52,032 ▼0.66 % NASDAQ 26,085 ▼0.64 % NAFTA 102.74 ▲6.97 % ARI 4,369 ▼2.06 % S&P 500 7,593 ▼0.57 % DOW 52,032 ▼0.66 % NASDAQ 26,085 ▼0.64 % NAFTA 102.74 ▲6.97 % ARI 4,369 ▼2.06 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rënie e ndjeshme e hyrjeve të parregullta në kufijtë e BE-së

VARSHAVË, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Agjencia Evropiane e Rojas Kufitare dhe Bregdetare, “Frontex”, ka regjistruar një rënie të ndjeshme të kalimeve të parregullta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të publikuara sot në këtë periudhë janë regjistruar më shumë se 74 mijë hyrje të parregullta, rreth 35% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

“Frontex” e lidh këtë rënie me bashkëpunimin e vazhdueshëm me vendet partnere, si dhe me masat parandaluese të ndërmarra në vendet kryesore të origjinës së migrantëve.

Rënia është vërejtur në pothuajse të gjitha rrugët kryesore të migracionit drejt Evropës.

Megjithatë, agjencia thekson se statistikat nuk përfshijnë plotësisht hyrjen masive të migrantëve nga Maroku drejt enklavës spanjolle Ceuta në fund të korrikut.

Një shifër përfundimtare nuk mund të përcaktohet me saktësi, pasi shumica e personave që kaluan kufirin ishin larguar përsëri drejt Marokut përpara se të regjistroheshin.

Sipas qeverisë spanjolle, rreth 80 mijë persona hynë përkohësisht në Ceuta gjatë ngjarjes, ndërsa Maroku e vlerësoi numrin në rreth 40 mijë.

Rreth 83 persona humbën jetën në përpjekjet për të arritur enklavën.

Ngjarja në Ceuta riktheu debatin mbi sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së dhe përgjegjësinë e Spanjës për menaxhimin e tyre.

“Frontex” paralajmëron se rënia e numrit të hyrjeve nuk do të thotë se rrjetet e kontrabandës së migrantëve janë zhdukur.

Sipas agjencisë, trafikantët thjesht presin momentin e përshtatshëm për të rifilluar aktivitetin.

Për këtë arsye, “Frontex” thotë se duhet të jetë e gatshme edhe në periudhat kur situata kufitare duket e qetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.