☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,473 ▲ +0.12% ETH $2,248 ▲ +0.27% XRP $1.2493 ▲ +0.16% SOL $95.7800 ▲ +0.9%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rusia godet Kievin me raketa balistike, të paktën dy të vdekur dhe 19 të plagosur

– Të paktën dy të vdekur dhe 19 të plagosur u raportuan pasi Rusia goditi kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, me raketa balistike në orët e para të mëngjesit, njoftuan sot autoritetet ukrainase, sipas “Reuters”.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia lëshoi gjashtë raketa balistike, gjashtë raketa kruz dhe 121 dronë.

Mbrojtja ajrore ukrainase arriti të rrëzonte dy raketa kruz dhe 111 dronë, por nuk mundi të ndalonte shumicën e raketave balistike.

Ukraina po përballet me mungesë të municioneve për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, duke e bërë më të vështirë përballimin e sulmeve me raketa balistike, pasi ato fluturojnë me shpejtësi supersonike, disa herë më të madhe se shpejtësia e zërit.

Sipas administratës ushtarake të Kievit, sulmi shkaktoi dëme në një ndërtesë jo-banesore, ndërsa një godinë zyrash dhe një nënstacion elektrik u përfshinë nga flakët.

Gjithashtu, u thyen xhamat e disa ndërtesave të banimit.

Forcat Ajrore ukrainase thanë se, në total, 11 zona në të gjithë Ukrainën u goditën nga sulmet ruse.

Rusia ka rritur ndjeshëm sulmet ndaj Kievit javët e fundit.

Vetëm gjatë këtij muaji, sulmet në kryeqytet dhe zonat përreth kanë shkaktuar mbi 60 viktima, sipas autoriteteve ukrainase. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.