FOKUS – SHBA dhe Kina krijojnë kanal komunikimi për incidentet e lidhura me IA-në
UASHINGTON, 26 shtator /ATSH – ANSA/ – Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të krijojnë një “kanal komunikimi dypalësh” të posaçëm për incidentet që lidhen me inteligjencën artificiale (IA), njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Sipas njoftimit, dy vendet kanë nisur gjithashtu një dialog për superinteligjencën, me synimin për të shkëmbyer pikëpamje mbi rreziqet dhe përfitimet që lidhen me zhvillimin e teknologjive të avancuara të inteligjencës artificiale.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se mekanizmi i ri i komunikimit do të fokusohet te incidentet e lidhura me IA, në kuadër të përpjekjeve për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit mes Uashingtonit dhe Pekinit për një teknologji që po zhvillohet me ritme të shpejta.
Dialogu mes dy fuqive synon të trajtojë si mundësitë, ashtu edhe rreziqet që mund të sjellë zhvillimi i mëtejshëm i inteligjencës artificiale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.