☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,719 ▲0.57%
DOW 53,625 ▲0.3%
NASDAQ 26,446 ▲1.21%
NAFTA 82.42 ▲0.23%
ARI 4,641 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,136 ▲ +2.79% ETH $2,514 ▲ +2.81% XRP $1.4656 ▲ +6.65% SOL $106.8900 ▲ +11.68%
S&P 500 7,719 ▲0.57 % DOW 53,625 ▲0.3 % NASDAQ 26,446 ▲1.21 % NAFTA 82.42 ▲0.23 % ARI 4,641 ▼0.26 % S&P 500 7,719 ▲0.57 % DOW 53,625 ▲0.3 % NASDAQ 26,446 ▲1.21 % NAFTA 82.42 ▲0.23 % ARI 4,641 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Shqipëria dhe Kosova përfitueset e para pajisjeve ushtarake amerikane, në kuadër të angazhimit në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar alokimin e 206 milionë dollarëve për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), e cila parashikohet të dislokohet në Gaza, ndërsa Shqipëria dhe Kosova do të jenë ndër vendet e para që do të përfitojnë pajisje ushtarake amerikane në kuadër të misionit, sipas thegeopost.com.

Departamenti amerikan i Shtetit ka nxjerrë dy njoftime që parashikojnë financimin për pajisje, infrastrukturë, automjete dhe kostot operative të forcës ndërkombëtare.

Një prej njoftimeve parashikon edhe 6,3 milionë dollarë shtesë për rikonstruksionin dhe përshtatjen e nëntë transportuesve të blinduar të personelit, të cilët fillimisht ishin planifikuar t’i dorëzoheshin Nepalit.

Shqipëria dhe Kosova do të jenë përfitueset e para të këtyre mjeteve, në kuadër të angazhimit të tyre në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Deri tani, pesë vende kanë premtuar dërgimin e trupave në ISF, që janë Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria.

Ndërkohë, Egjipti dhe Jordania kanë shprehur gatishmërinë për të trajnuar forcat e policisë.

Ende nuk është përcaktuar se kur trupat e vendeve pjesëmarrëse do të mund të dislokohen në Gaza.

Presidenti amerikan Donald Trump krijoi Bordin e Paqes për të mbikëqyrur planin e tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të mbështetur rindërtimin e territorit të shkatërruar nga konflikti.

Plani parashikon vendosjen e një force paqeruajtëse në Gaza, e cila do të garantojë sigurinë në zonat nga të cilat do të tërhiqen trupat izraelite, do të trajnojë forca të reja të policisë palestineze dhe do të mbështesë shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Pjesa më e madhe e Gazës vijon të jetë e shkatërruar pas dy vitesh lufte, e cila nisi pas sulmeve të udhëhequra nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Përpjekjet për zbatimin e një marrëveshjeje të njoftuar në fund të korrikut, megjithatë, kanë ngecur, pasi Izraeli dhe Hamasi nuk kanë pranuar të përmbushin kushtet e nevojshme për avancimin e saj./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.