☁️
Tiranë 20°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,086 ▲ +0.37% ETH $2,505 ▲ +0.34% XRP $1.3953 ▼ -1% SOL $109.5000 ▼ -0.38%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – ”Sleep maxxing” prirja e re e të rinjve koreano-jugorë

SEUL, 11 tetor /ATSH-ANSA/ – Një trend i ri po përhapet mes të rinjve në Korenë e Jugut dhe ai është “sleep maxxing”, një qasje që synon të përmirësojë sa më shumë cilësinë e gjumit përmes rutinave të mbrëmjes, teknologjisë dhe produkteve të dedikuara për pushimin.

Termi vjen nga bashkimi i fjalëve angleze “sleep” dhe “maxxing”, një shprehje e përdorur në internet për të përshkruar përpjekjen për të optimizuar diçka në maksimum.

Ndryshe nga ideja e “miracle morning”, e cila promovonte zgjimin herët për të shfrytëzuar orët e para të ditës, “sleep maxxing” vendos fokusin te cilësia e pushimit gjatë natës.

Sipas medias koreano-jugore, të rinjtë po përdorin gjithnjë e më shumë orë inteligjente për monitorimin e gjumit, maska për sytë, tapa për veshët, suplemente dhe masazhues, duke krijuar rutina të personalizuara para gjumit.

Fenomeni shfaqet në një periudhë kur lodhja apo sfilitja janë bërë shqetësime të rëndësishme tek të rinjtë në Korenë e Jugut.

Sipas të dhënave të raportuara për vitin 2024, 32,2% e personave të moshës 19 deri në 34 vjeç deklaruan se kishin përjetuar sfilitje.

Ndërkohë, edhe numri i personave që marrin trajtim për çrregullime të gjumit është rritur.

Sipas të dhënave të ”Health Insurance Review and Assessment Service”, numri i pacientëve është rritur nga 1,04 milionë në vitin 2020 në rreth 1,3 milionë në vitin 2025.

Kështu, gjumi po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një tjetër fushë të “optimizimit personal”, ku teknologjia, produktet e mirëqenies dhe ritualet e mbrëmjes kombinohen në përpjekje për të arritur një pushim sa më cilësor./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.