🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,645 ▼0.37%
DOW 52,494 ▼0.55%
NASDAQ 26,272 ▼0.56%
NAFTA 95.71 ▲2.88%
ARI 4,459 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,787 ▲ +0.37% ETH $2,495 ▲ +0.29% XRP $1.4229 ▼ -0.26% SOL $103.5800 ▼ -0.24%
S&P 500 7,645 ▼0.37 % DOW 52,494 ▼0.55 % NASDAQ 26,272 ▼0.56 % NAFTA 95.71 ▲2.88 % ARI 4,459 ▲0.46 % S&P 500 7,645 ▼0.37 % DOW 52,494 ▼0.55 % NASDAQ 26,272 ▼0.56 % NAFTA 95.71 ▲2.88 % ARI 4,459 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Spanja përjeton verën më të nxehtë në historinë e matjeve të temperaturës

MADRID, 9 shtator /ATSH -AFP/ – Spanja ka përjetuar verën më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike në vitin 1961.

Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Spanjës, AEMET, raportoi se gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht u regjistruan plot 61 ditë me valë të të nxehtit, një rekord i ri.

Temperatura mesatare gjatë këtyre tre muajve arriti në 24,5 gradë Celcius, rreth 0,3 gradë Celcius më shumë se rekordi i mëparshëm, i vendosur në vitin 2025.

Krahasuar me periudhën referuese 1991–2020, temperatura mesatare ishte 2,4 gradë Celcius. më e lartë, duke e bërë verën e këtij viti jashtëzakonisht të nxehtë.

Sipas AEMET, të 10 verat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në Spanjë kanë ndodhur gjatë shekullit XXI.

Numri i ditëve me valë të të nxehtit këtë vit tejkaloi ndjeshëm rekordin e mëparshëm prej 41 ditësh, të vendosur në vitin 2022.

Temperaturat ekstreme nuk u kufizuan vetëm në muajt tradicionalë të verës.

Vala e të nxehtit u shtri edhe në fund të majit dhe fillim të shtatorit.

Më 2 shtator, qyteti El Granado në jugperëndim të vendit regjistroi 45, 7 gradë Celcius duke barazuar rekordin spanjoll për muajin shtator dhe duke shënuar temperaturën më të lartë të regjistruar në Spanjë këtë vit.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor kanë kontribuar në intensifikimin dhe zgjatjen e valëve të të nxehtit në Evropë.

Temperaturat e pazakonta kanë ndikuar në jetën e përditshme të miliona njerëzve, ndërsa thatësira dhe nivelet e ulëta të lumenjve kanë shkaktuar edhe pasoja ekonomike.

Nxehtësia ekstreme është lidhur gjithashtu me një numër të madh vdekjesh të parakohshme.

Instituti i Shëndetit Carlos III në Spanjë vlerësoi se më shumë se 5,000 persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit, shifra më e lartë që prej fillimit të këtyre statistikave në vitin 2015.

Temperaturat e larta dhe thatësira krijuan gjithashtu kushte ideale për përhapjen e zjarreve masive.

Në fund të korrikut, një zjarr i madh vetëm disa dhjetëra kilometra në perëndim të Madridit detyroi dhjetëra mijëra njerëz të evakuoheshin dhe u cilësua nga autoritetet si zjarri më i madh në historinë e afërt të Spanjës.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, deri më 2 shtator në Spanjë ishin djegur rreth 296 000 hektarë tokë, ose afërsisht 731 000 akra.

Rekordet e temperaturave dhe përhapja e zjarreve e kanë bërë verën e vitit 2026 një nga periudhat më ekstreme klimatike të regjistruara ndonjëherë në Spanjë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.