🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼7.55%
ARI 3,957 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,986 ▼ -0.89% ETH $2,258 ▲ +0.21% XRP $1.2520 ▲ +0.6% SOL $92.2100 ▼ -1.25%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Takim Rubio-Lavrov për Ukrainën dhe LM

MOSKË, 22 korrik /ATSH-AFP-DPA/ – Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov njoftoi sot se do të takohet nesër me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio në Filipine, për diskutime të fokusuara në konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

“Ky takim do të jetë i dobishëm në çdo rast. Është më mirë të bësh pyetje dhe të marrësh përgjigje”, tha ai, duke konfirmuar se takimi do të zhvillohet nesër në mëngjes, në kuadër të një takimi të përfaqësuesve diplomatikë nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Ndërkohë, Irani aktivizoi sistemet e mbrojtjes ajrore mbi kryeqytetin Teheran për herë të parë që nga përshkallëzimi i fundit i luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa në verilindje të qytetit u dëgjuan shpërthime, raportoi sot  herët një gazetar.

Mediat shtetërore iraniane njoftuan gjithashtu për zjarr të mbrojtjes ajrore në disa zona të kryeqytetit, ku jetojnë rreth 15 milionë banorë.

Pak më vonë, ushtria amerikane deklaroi se kishte përfunduar një valë të re sulmesh ndaj objektivave ushtarake në Iran, duke shënuar natën e 11-të radhazi të operacioneve ajrore.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), objektivat përfshinin qendra operacionesh ushtarake, kapacitete detare, hangarë avionësh, depo dronësh dhe infrastrukturë logjistike ushtarake, me synimin për të dobësuar më tej aftësinë e Iranit për të kërcënuar anijet tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.