🌧️
Tiranë 14°C · Rrebesh 23 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.03 ▼0.46%
ARI 3,617 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,454 ▲ +1.15% ETH $1,723 ▲ +0.88% XRP $0.9399 ▲ +0.66% SOL $72.3600 ▲ +2.65%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.03 ▼0.46 % ARI 3,617 ▲2.9 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.03 ▼0.46 % ARI 3,617 ▲2.9 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

SEUL, 23 nëntor /ATSH-DPA/- Tregjet financiare në Azinë Lindore, shënuan rënie sot, pas humbjeve të mëdha në bursën amerikane javën e kaluar.

Arsyeja kryesore janë shqetësimet e investitorëve nëse paratë e shumta që kompanitë po shpenzojnë për inteligjencën artificiale (IA), do të sjellin fitimet e pritshme në të ardhmen.

Indeksi kryesor i bursës së Koresë së Jugut, KOSPI, ra me 5,3% deri në mesditë.

Për shkak të luhatjeve të forta të çmimeve të aksioneve, tregtimi u ndërpre përkohësisht.

Koreja e Jugut është një nga vendet kryesore në prodhimin e çipave që përdoren për inteligjencën artificiale.

Kompanitë “Samsung Electronics” dhe “SK Hynix” janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të këtyre pajisjeve në botë.

Për këtë arsye, shqetësimet për të ardhmen e këtij sektori, ndikojnë drejtpërdrejt edhe në bursën e vendit.

Rënie u regjistruan edhe në tregjet e tjera aziatike.

Në Hong Kong, indeksi “Hang Seng” ra me rreth 1,5%, ndërsa në Kinë indeksi “CSI 300” humbi 0,9%.

Bursa japoneze qëndroi e mbyllur për shkak të një feste zyrtare.

Ndërkohë, javën e kaluar, aksionet e kompanive të mëdha teknologjike amerikane, pësuan rënien më të fortë prej disa vitesh.

Investitorët kanë shfaqur dyshime nëse shpenzimet shumë të larta për prodhimin e çipave dhe ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave, të nevojshme për funksionimin e inteligjencës artificiale, do të sjellin fitime të mjaftueshme për kompanitë në të ardhmen. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.