🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.85 ▼1.44%
ARI 4,148 ▲1.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,484 ▲ +4.93% ETH $2,426 ▲ +7.43% XRP $1.3102 ▲ +3.8% SOL $96.2400 ▲ +5.32%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Trump ndalon CNN-in, MS NOW dhe Politico-n në Shtëpinë e Bardhë

UASHINGTON, 18 shtator /ATSH -AA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se po ua ndalon qasjen në Shtëpinë e Bardhë rrjeteve televizive CNN dhe MS NOW, si dhe faqes së lajmeve Politico, duke i akuzuar këto media të mëdha për raportimin e “lajmeve të rreme” rreth administratës së tij.

“Jam krenar të njoftoj se, me efekt të menjëhershëm, po ua ndaloj qasjen në Shtëpinë e Bardhë lajmeve të rreme CNN, MS NOW (që së fundmi ndryshoi emrin nga MSNBC për shkak të mungesës së shikueshmërisë dhe besueshmërisë) dhe Politico-s… si rezultat i ‘raportimit’ të tyre të vazhdueshëm të lajmeve të rreme”, tha Trump në një deklaratë në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.

Trump pretendoi se Politico kishte marrë “një abonim të paligjshëm dhe qesharak prej 8 milionë dollarësh” nga qeveria amerikane gjatë mandatit të ish-presidentit Joe Biden, me qëllim që ta mbante median “gjallë”.

“Mua më duket si korrupsion”, tha ai.

“Mediat nuk duhet të jenë në gjendje të shkruajnë apo raportojnë vazhdimisht trillime dhe gënjeshtra kur raportojnë për presidentin e SHBA-së, administratën Trump apo SHBA-në. Do të pasojnë edhe media të tjera të lajmeve të rreme”, theksoi ai.

CNN, MS NOW dhe Politico deri më tani nuk i janë përgjigjur deklaratës së presidentit Trump. / os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.