☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 100.27 ▲4.39%
ARI 4,383 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,128 ▼ -3.03% ETH $2,435 ▼ -2.98% XRP $1.3683 ▼ -4.78% SOL $99.9300 ▼ -4.52%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 100.27 ▲4.39 % ARI 4,383 ▼1.75 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 100.27 ▲4.39 % ARI 4,383 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Trump: SHBA-ja tani është prodhuesja më e madhe e naftës në botë

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja është bërë prodhuesja më e madhe e naftës në botë, pa përfshirë rezervat e mëdha të Venezuelës, të cilat SHBA-ja i ka shtuar së fundmi në rezervat e saj.

Duke folur në një tubim në Dallas të Teksasit, Trump përshëndeti një marrëveshje energjetike që përfshin rezervat e provuara të naftës të Venezuelës, të vlerësuara në 65 miliardë fuçi, duke e cilësuar atë potencialisht si “marrëveshjen më të madhe në historinë e vendit tonë”.

“Tani jemi më të mëdhenjtë në botë dhe kjo pa Venezuelën, të cilën sapo e kemi shtuar në rezervat tona”, tha ai.

Shtëpia e Bardhë njoftoi detajet e marrëveshjes energjetike, sipas së cilës “North American Blue Energy Partners” (NABEP) do t’i jepte Zyrës së Kapitalit Strategjik të Pentagonit 35 për qind të aksioneve në kompaninë e saj mëmë, pa asnjë kosto për taksapaguesit amerikanë.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së do të kishte gjithashtu të drejtën të blinte 20 për qind të prodhimit me çmimin e kostos.

Shtëpia e Bardhë tha se NABEP ka siguruar koncesione 100-vjeçare që mbulojnë 17 fusha nafte ndërsa presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, më herët e kishte përshkruar marrëveshjen si një marrëveshje 25-vjeçare.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja pritet të gjenerojë 200 miliardë dollarë nga honoraret dhe taksat gjatë 25 viteve të para ndërsa fondet do të përdoren për rindërtimin dhe zhvillimin social të Venezuelës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.