☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.41 ▲2.33%
ARI 4,080 ▼1.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,796 ▼ -2.1% ETH $2,403 ▼ -2.69% XRP $1.3253 ▼ -2.43% SOL $104.3700 ▼ -2.49%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,080 ▼1.68 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,080 ▼1.68 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Turqia, Pakistani, Indonezia dhe Katari bashkojnë forcat për prodhimin e pajisjeve ushtarake

ISLAMABAD, 22 tetor /ATSH-DPA/- Turqia, Pakistani, Indonezia dhe Katari synojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke rritur prodhimin e përbashkët të teknologjisë dhe pajisjeve ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi në rrjetin social X, se përfaqësuesit e katër vendeve arritën dje një marrëveshje, në Doha, kryeqytetin e Katarit.

Sipas burimeve pakistaneze të sigurisë, këto vende, ku shumica e popullsisë është myslimane sunite, synojnë të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse, përballë asaj që e konsiderojnë një kërcënim të mundshëm afatgjatë nga Irani për rajonin e Gjirit Persik.

Një nga fushat kryesore të bashkëpunimit do të jetë prodhimi i përbashkët i pajisjeve më të përballueshme për t’u mbrojtur nga sulmet me dronë.

Bashkëpunimi do të përfshijë gjithashtu teknologjinë ushtarake detare, pajisjet dhe sistemet që përdoren për operacionet në det.

Pakistani ka arritur të rrëzojë ose të ndalojë dronë të sofistikuar në disa raste, gjatë përballjes ushtarake me Indinë vitin e kaluar.

Kjo përvojë mund të jetë e rëndësishme për bashkëpunimin e ri në fushën e mbrojtjes.

Ndërkohë, Turqia konsiderohet një nga prodhuesit e rëndësishëm të armëve në botë dhe vitet e fundit, ka përmirësuar marrëdhëniet me vende të tjera myslimane.

Sipas vëzhguesve, bashkëpunimi i ri mund të shërbejë edhe si një mënyrë për të kundërbalancuar ndikimin e Iranit në rajon.

Pakistani, Turqia dhe Arabia Saudite njoftuan së fundmi, krijimin e një aleance të gjerë, e cila përfshin edhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Megjithatë, nuk ka të dhëna se marrëveshja e re mes Turqisë, Pakistanit, Indonezisë dhe Katarit përfshin një aleancë të tillë të përbashkët ushtarake. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.