🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 95.75 ▼8.04%
ARI 3,956 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,891 ▼ -1.35% ETH $2,253 ▼ -0.51% XRP $1.2490 ▼ -0.07% SOL $91.7600 ▼ -2.77%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ukraina evakuon mbi 500 fëmijë nga Kramatorsku për shkak të sulmeve ruse

KIEV, 5 gusht /ATSH-DPA/- Mbi 500 fëmijë dhe të rinj po evakuohen nga zona e Kramatorskut, në lindje të Ukrainës, pranë vijës së frontit, për shkak të rritjes së rrezikut nga sulmet ruse.

Guvernatori ushtarak i rajonit të Donetskut, Vadym Filashkin, tha se situata e sigurisë po përkeqësohet dhe se është e papranueshme që fëmijët të ekspozohen ndaj kërcënimit të vazhdueshëm të sulmeve.

Në total do të zhvendosen 525 të mitur nga 424 familje: 59 fëmijë nga fshati Krasnotorka, 140 fëmijë nga Bilenke dhe 326 fëmijë nga qyteti i Kramatorskut.

Autoritetet e përshkruan evakuimin si një vendim të vështirë, por të domosdoshëm për mbrojtjen e civilëve.

Zona urbane rreth Slovianskut dhe Kramatorskut konsiderohet bastioni i fundit i madh, që Ukraina kontrollon në rajonin e Donetskut.

Kramatorsku ndodhet më pak se 15 kilometra nga vija e frontit.

Rusia, e cila vijon luftën në Ukrainë prej më shumë se katër vitesh, kërkon tërheqjen e plotë të trupave ukrainase nga rajoni i Donetskut, si kusht për nisjen e negociatave të paqes. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.