🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.81%
DOW 52,487 ▲0.27%
NASDAQ 26,207 ▲1.3%
NAFTA 71.81 ▼2.33%
ARI 4,133 ▲1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $63,259 ▲ +1.83% ETH $1,747 ▲ +0.59% XRP $1.0977 ▲ +0.76% SOL $78.0400 ▲ +1.06%
S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 71.81 ▼2.33 % ARI 4,133 ▲1.23 % S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 71.81 ▼2.33 % ARI 4,133 ▲1.23 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ukraina godet anijet ruse pranë Krimesë, duke rënduar krizën e furnizimeve me karburant

– Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj linjave ruse të furnizimit pranë Krimesë së aneksuar, duke goditur jo vetëm korridorin tokësor drejt gadishullit, por edhe rrugët detare, sipas BBC.

Sipas komandantit të forcave ukrainase të dronëve, Robert Brovdi (“Magyar”), gjatë katër ditëve të fundit janë goditur dhe përfshirë nga flakët të paktën 25 anije në Detin e Azovit.

Ushtria ukrainase pretendon se janë goditur gjithsej 36 anije, shumica pjesë e të ashtuquajturës “flotë hije” ruse që transporton naftë, megjithëse këto shifra nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Pamjet satelitore tregojnë se pas sulmeve është ulur ndjeshëm numri i cisternave pranë portit të Kerçit, ndërsa një imazh i 9 korrikut shfaq një anije në flakë pranë brigjeve të Krimesë dhe rreth 20 mjete të tjera që largoheshin drejt Detit të Zi.

Ukraina publikoi gjithashtu pamje të një droni detar, që sulmon një cisternë të sanksionuar pranë Jaltës, ndërsa sulmet janë shtrirë edhe ndaj rafinerive dhe depove të naftës në rajone të ndryshme të Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se goditjet ndaj infrastrukturës së naftës janë një përgjigje ndaj sulmeve ruse dhe synojnë të ushtrojnë presion mbi Moskën.

Sipas burimeve pro-ruse, Flota e Detit të Zi është tërhequr kryesisht në bazën e Novorossiyskut dhe nuk po arrin të mbrojë anijet që furnizojnë Krimenë.

Sulmet vijnë në një kohë kur Rusia po përballet me mungesa karburanti në shumë rajone, ka ndaluar eksportet e naftës dhe ka vendosur kufizime në furnizime, ndërsa autoritetet e vendosura nga Moska në Krime po hasin vështirësi në garantimin e energjisë dhe transportit.

Sipas analistëve, Ukraina po përpiqet të ndërpresë, si rrugët tokësore ashtu edhe ato detare të furnizimit të Rusisë drejt Krimesë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.