🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.93 ▲0.49%
ARI 3,923 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,493 ▼ -0.5% ETH $2,284 ▼ -0.12% XRP $1.2848 ▲ +2.64% SOL $93.2100 ▼ -1.09%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ukraina godet rafineritë ruse të naftës në një sulm të madh me dronë

MOSKË, 8 gusht /ATSH-DPA/- Rusia tha sot se Ukraina kishte ndërmarrë një sulm masiv me dronë, duke pretenduar se gjatë natës ishin kapur rreth 400 dronë, ndërsa më shumë se 80 të tjerë ishin zbuluar dhe rrëzuar deri në mesditë.

Pretendimet e Ministrisë ruse të Mbrojtjes nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, por shifrat e raportuara tregojnë për një sulm me përmasa të pazakonta.

Sipas kanaleve ruse dhe ukrainase në “Telegram”, një rafineri nafte në Syzran, në rajonin Samara të Rusisë, pranë lumit Vollga, është goditur.

Autoritetet rajonale konfirmuan se kishte rënë zjarr në një objekt industrial, por nuk dhanë detaje të tjera.

Rafineria e Syzranit, e ndodhur më shumë se 900 kilometra larg Ukrainës, është goditur dhe dëmtuar disa herë edhe në sulme të mëparshme ukrainase.

Raportohet se është goditur gjithashtu rafineria e naftës Ilsky, në rajonin jugor rus të Krasnodarit.

Ukraina ka goditur në mënyrë sistematike industrinë ruse të naftës me sulme me dronë me rreze të gjatë veprimi, në përpjekje për të ndërprerë furnizimin me karburant të ushtrisë ruse dhe për të ulur të ardhurat nga energjia, të cilat përbëjnë një burim të rëndësishëm financimi për Kremlinin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.