☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.07 ▼0.5%
ARI 4,079 ▲1.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,938 ▲ +3.16% ETH $1,936 ▲ +4.67% XRP $1.1353 ▲ +4.51% SOL $78.7300 ▲ +3.87%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.07 ▼0.5 % ARI 4,079 ▲1.58 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.07 ▼0.5 % ARI 4,079 ▲1.58 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ukraina lëshon 400 dronë drejt Moskës, ndërsa Zelensky përballet me protesta

– Ukraina ka lëshuar më shumë se 400 dronë drejt Moskës, në sulmin e saj të fundit të madh ndaj kryeqytetit rus, njoftoi sot kryebashkiaku i Moskës, sipas AP.

Sulmi masiv erdhi vetëm disa orë, pasi Rusia bombardoi Kievin dhe qytetet e tjera ukrainase me raketa balistike.

Kjo valë sulmesh të ndërsjella, ka thelluar ciklin e përplasjeve mes dy vendeve dhe e ka bërë edhe më të largët mundësinë e një marrëveshjeje, për t’i dhënë fund pushtimit të gjithanshëm rus në Ukrainë, që ka zgjatur më shumë se katër vjet.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të zhvillojë sot “bisedime të rëndësishme”, ndërsa përpiqet të zbusë krizën e brendshme politike.

Kjo krizë shpërtheu pas riorganizimit të qeverisë javën e kaluar, i cili nxori në pah një mosmarrëveshje të thellë, mes figurave të vjetra të ushtrisë dhe reformatorëve të rinj mbi mënyrën se si duhet të zhvillohet lufta.

Zelensky duhet të bindë ukrainasit se largimi i 35-vjeçarit Mykhailo Fedorov nga posti i ministrit të Mbrojtjes dhe vazhdimi i mbështetjes për gjeneralin 60-vjeçar Oleksandr Syrskyi, i trajnuar në kohën sovjetike dhe që drejton forcat e armatosura, nuk do të dëmtojë përpjekjet e Ukrainës kundër Rusisë.

Pas vendimit të Zelensky, në ditët e fundit janë zhvilluar protesta në rrugë, në mbështetje të Fedorov dhe kundër Syrskyi.

Ukraina godet një tjetër depo nafte ruse

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se më shumë se 400 dronë ukrainas u nisën drejt kryeqytetit rus nga mbrëmja e djeshme deri sot në mëngjes.

Sipas tij, shumica e tyre u rrëzuan larg qytetit, ndërsa 85 u interceptuan pranë Moskës.

Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, deklaroi se 10 persona u plagosën nga sulmet me dronë, ndërsa u dëmtuan disa ndërtesa banimi dhe objekte të infrastrukturës civile.

Sulmi shkaktoi një zjarr në parkun industrial “Yuzhnye Vrata”, rreth 30 kilometra në jug të Moskës, sipas Yevgeniya Khrustaleva, drejtuese e zonës Domodedovo në rajonin e Moskës.

Media ruse “Astra” raportoi gjithashtu se sulmi shkaktoi zjarr në një depo nafte në Podolsk, rreth 20 kilometra në jug të Moskës, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.