☁️
Tiranë 21°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 94.10 ▲0.21%
ARI 4,169 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,532 ▼ -2.4% ETH $2,354 ▼ -4.61% XRP $1.3022 ▼ -3.75% SOL $101.8900 ▼ -2.81%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.10 ▲0.21 % ARI 4,169 ▲1.49 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.10 ▲0.21 % ARI 4,169 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ukraina shkatërron gjashtë bombardues rusë “Su-34M” në Voronezh

KIEV, 15 tetor /ATSH-Ukrinform/ – Ukraina pretendon se ka shkatërruar gjashtë bombardues rusë të tipit “Su-34M” në aeroportin ushtarak të Borisoglebskut, në rajonin e Voronezhit, në Rusi, gjatë një sulmi të kryer gjatë natës së 15 tetorit me raketa kundër anijeve të sistemit ukrainas “Neptun”.

Marina Ushtarake e Ukrainës njoftoi se sulmi goditi aeroportin dhe shkatërroi gjashtë avionët bombardues.

Gjithashtu, u shkatërruan pajisje teknike që përdoren për mbështetjen e operacioneve ajrore.

Në aeroport u raportuan shpërthime dytësore dhe zjarr, ndërsa autoritetet ukrainase thanë se informacioni mbi pasojat e sulmit ishte ende duke u verifikuar.

Avionët “Su-34M” janë ndër mjetet kryesore të Forcave Ajrore Ruse për goditjen e pozicioneve mbrojtëse ukrainase dhe vendbanimeve pranë vijës së frontit.

Ata mund të mbajnë njëkohësisht disa bomba të drejtuara dhe me eksploziv të fuqishëm, si dhe lloje të ndryshme raketash.

Sipas Marinës Ukrainase, shkatërrimi i këtyre avionëve do të dobësonte kapacitetet ajrore të Rusisë dhe do të kufizonte përdorimin e aviacionit taktik në sektorët përkatës të frontit.

Ukraina deklaroi se do të vijojë sulmet ndaj objektivave ushtarake ruse, me synimin për të ulur gradualisht aftësinë luftarake të Moskës./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.