☁️
Tiranë 21°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 94.44 ▲0.58%
ARI 4,183 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,182 ▼ -3.1% ETH $2,341 ▼ -5.48% XRP $1.2947 ▼ -4.8% SOL $101.3400 ▼ -4.15%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.44 ▲0.58 % ARI 4,183 ▲1.82 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.44 ▲0.58 % ARI 4,183 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – OKB: Miliona njerëz rrezikojnë të bien në varfëri, pas krizës së çmimeve të energjisë

BANGKOK, 15 tetor /ATSH-AFP/- Miliona njerëz në mbarë botën rrezikojnë të zhyten në varfëri për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, normave më të larta të interesit dhe pasojave të fenomenit të fuqishëm klimatik El Nino.

Kreu i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), Alexander De Croo, paralajmëroi se vendet në zhvillim po përballen me kriza të njëpasnjëshme ekonomike, pa pasur kohë dhe burime të mjaftueshme për t’u rimëkëmbur.

Çmimet globale të karburanteve janë rritur ndjeshëm që nga nisja e luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit në fund të shkurtit.

Kundërpërgjigjet e Teheranit ndaj aleatëve të Uashingtonit në Gji kanë kufizuar furnizimet me naftë dhe gaz natyror, duke shtuar presionin mbi ekonomitë dhe financat publike. Ndërkohë, borxhi shtetëror dhe deficitet buxhetore janë rritur në shumë vende që prej krizës financiare globale të vitit 2008, ndërsa qeveritë janë detyruar të përballojnë një sërë goditjesh, përfshirë pandeminë dhe luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Duke folur në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Bangkok, De Croo tha se shumë vende në zhvillim po përpiqen të mbrojnë qytetarët nga rritja e çmimeve të energjisë përmes subvencioneve të përgjithshme.

Megjithatë, krizat e përsëritura kanë kufizuar mundësinë e qeverive për të vazhduar këto mbështetje. “Duhet të riparosh çatinë ndërkohë që shtëpia jote është në flakë”, u shpreh ai, duke theksuar se vendet nuk kanë kohë të krijojnë rezerva financiare përpara se të përballen me një krizë të re.

Sipas një raporti të ri të PNUD-it-së, rreth 130 milionë njerëz rrezikojnë të bien në varfëri gjatë këtij viti, nëse rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve u kalon plotësisht konsumatorëve, pa masa kompensuese nga qeveritë.

Një tjetër problem madhor është rritja e kostove të huamarrjes në tregjet ndërkombëtare. Sipas UNDP-së, vendi mesatar në zhvillim shpenzon aktualisht rreth 9,5 për qind të të ardhurave qeveritare për pagesat e interesave të borxhit, niveli më i lartë në 25 vjet dhe më shumë se trefishi i nivelit në vendet me të ardhura të larta.

De Croo, ish-kryeministër i Belgjikës, u bëri thirrje ekonomive të zhvilluara dhe institucioneve shumëpalëshe të investojnë më shumë në rritjen ekonomike, qëndrueshmërinë dhe krijimin e vendeve të punës në vendet në zhvillim. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.