☁️
Tiranë 20°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,095 ▲ +0.37% ETH $2,505 ▲ +0.34% XRP $1.3961 ▼ -0.94% SOL $109.6600 ▼ -0.25%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ushtria amerikane goditi një anije mallrash që po përpiqej të thyente bllokadën ndaj Iranit

UASHINGTON, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Ushtria amerikane njoftoi se ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, e cila dyshohet se po përpiqej të anashkalonte bllokadën detare të porteve iraniane.

Një avion luftarak amerikan goditi anijen, pasi ekuipazhi i saj shpërfilli paralajmërimet e përsëritura dhe tentoi të kalonte përmes bllokadës detare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zbatojnë ndaj Iranit, bëri të ditur Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), përgjegjëse për operacionet ushtarake amerikane në këtë rajon, përmes një postimi në rrjetin social X.

Sipas CENTCOM-it, anija e madhe e mallrave po lundronte në ujërat e rajonit, pasi më parë ishte nisur nga një port iranian.

Goditja e bëri anijen plotësisht të paaftë për të përdorur sistemin e saj të lëvizjes, ndërsa ekuipazhi nuk pësoi dëmtime, sipas ushtrisë amerikane.

Shtetet e Bashkuara rivendosën bllokadën detare ndaj porteve iraniane në mesin e korrikut, me synimin për të ushtruar presion mbi Teheranin që të rihapë Ngushticën e Hormuzit.

Kjo masë synon të kufizojë të ardhurat e Iranit nga eksportet e naftës.

Forcat amerikane kanë qëlluar vazhdimisht ndaj anijeve që përpiqeshin të lundronin drejt porteve iraniane, duke i detyruar disa cisterna nafte të ndryshonin kursin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.