🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.86 ▲1.45%
ARI 3,918 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,656 ▼ -1.88% ETH $2,255 ▼ -1.45% XRP $1.2504 ▲ +0.02% SOL $91.7100 ▼ -2.75%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,918 ▼1.3 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,918 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Vendet e rajonit dënojnë sulmet izraelite në Gaza, Izraeli akuzon Hamasin

– Ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Turqisë dhe disa vendeve të tjera kanë dënuar atë që, e cilësuan si shkelje të vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, sipas “Reuters”.

Në deklaratën e tyre, vendet rajonale akuzuan Izraelin për sulme ndaj qendrave shëndetësore, objekteve mjekësore dhe infrastrukturës civile.

Qeveria izraelite e hodhi poshtë këtë deklaratë, duke thënë se ajo “shtrembëron realitetin”.

Izraeli akuzoi Hamasin se vazhdon të armatoset, të rekrutojë luftëtarë, të rindërtojë tunele dhe të përgatitet për sulme të reja.

Zëdhënësi i kryeministrisë izraelite tha se kushti i parë i planit amerikan për paqe, është krijimi i një Gaze të çmilitarizuar, pa grupe terroriste, por sipas tij Hamasi nuk e ka respektuar këtë kërkesë.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, sulmet izraelite në Gaza gjatë nëntë muajve të fundit, kanë shkaktuar rreth 1 200 viktima palestineze, shumë prej tyre gra dhe fëmijë.

Hamasi zakonisht nuk e publikon numrin e viktimave të tij.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar së fundmi se ka pasur progres në planin e tij për përfundimin e luftës dhe se Hamasi ka rënë dakord të dorëzojë armët. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.