☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.65 ▼0.96%
ARI 4,397 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,152 ▼ -0.49% ETH $2,750 ▼ -0.84% XRP $1.5703 ▲ +2.29% SOL $118.4200 ▼ -0.4%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.65 ▼0.96 % ARI 4,397 ▲0.46 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.65 ▼0.96 % ARI 4,397 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
23 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Vendosja e tarifave të reja amerikane për panelet diellore dhe çipat irriton Kinën

UASHINGTON/PEKIN, 7 gusht /ATSH-DPA/- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar masa të reja tregtare që synojnë importet e polisilikonit, një material thelbësor për prodhimin e paneleve diellore dhe gjysmëpërçuesve.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, vendimi synon të mbrojë prodhuesit vendas nga konkurrenca e produkteve më të lira që vijnë nga jashtë, kryesisht nga Kina.

Trump firmosi një urdhër presidencial që vendos çmime minimale për importet e polisilikonit dhe produkteve të lidhura me të, si edhe një tarifë prej 15% për produktet e përpunuara që rrjedhin nga ky material.

Përveç kësaj, administrata amerikane do të ofrojë stimuj për kompanitë që zhvendosin prodhimin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi 120 ditë pas nënshkrimit të urdhrit.

Autoritetet amerikane argumentojnë se importet e polisilikonit përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, ndaj vendimi është marrë në bazë të nenit 232 të Aktit për Zgjerimin e Tregtisë të vitit 1962.

Polisilikoni është një material me pastërti shumë të lartë që përdoret gjerësisht në industrinë e energjisë diellore dhe në prodhimin e çipave kompjuterikë.

Ai prodhohet nga kompani të ndryshme ndërkombëtare, mes tyre edhe ajo gjermane ”Wacker Chemie”, e cila ka një fabrikë në shtetin amerikan të Tenesi.

Analistët vlerësojnë se masat do të favorizojnë kompaninë “Hemlock Semiconductor”, një sipërmarrje e përbashkët mes kompanisë amerikane “Corning” dhe asaj japoneze “Shin-Etsu Handotai”.

Këto kompani kanë qenë prej kohësh nën presion nga konkurrenca e prodhuesve kinezë, të cilët ofrojnë çmime më të ulëta.

Kina reagoi menjëherë ndaj planit amerikan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, akuzoi Uashingtonin se po zgjeron në mënyrë të pajustifikuar konceptin e sigurisë kombëtare dhe po përdor fuqinë e shtetit kundër kompanive kineze.

Sipas Pekinit, politika proteksioniste nuk do ta bëjë ekonominë amerikane më konkurruese, por do të dëmtojë tregtinë ndërkombëtare dhe interesat e vetë kompanive dhe konsumatorëve amerikanë.

Kina theksoi se do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e bizneseve të saj. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.