FOKUS – WEF: Shqipëria e 25-ta në botë për barazinë gjinore
Një nga rezultatet më të larta të Shqipërisë është në pjesëmarrjen dhe mundësitë ekonomike, ku vendi ka mbyllur 79,9% të hendekut dhe renditet e 12-ta në botë.
Shqipëria renditet e para në botë për barazinë e pagave për punë të ngjashme dhe për përfaqësimin e grave në profesionet profesionale dhe teknike.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se gjatë viteve të fundit gratë në pozicionet drejtuese janë paguar më shumë sesa meshkujt.
Në vitin 2025 gratë paguheshin 232 mijë lekë kundrejt 214 mijë lekëve për burrat, pra rreth 8% më shumë.
Për nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë gratë u paguan 126 mijë lekë në 2025-n ose 9% më shumë se burrat.
Sipas raportit të WEF, në arsim, hendeku është mbyllur në 96,2%, ndërsa në shëndetësi dhe mbijetesë në 96,5%.
Rezultati për gratë në parlament është 52,2%, ndërsa për gratë në pozicione ministrore 85,7%./ a.jor.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.