🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,802 ▼ -0.16% ETH $2,236 ▲ +0.05% XRP $1.1627 ▼ -1.78% SOL $89.6800 ▼ -0.78%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zjarret kërcënojnë Greqinë, evakuohen 8 000 persona në Kretë

ATHINË, 30 korrik /ATSH-ANSA/- Mijëra persona janë evakuuar gjatë natës, për shkak të zjarreve që kërcënonin zonën turistike, në ishullin grek të Kretës dhe që vazhdojnë të përhapen me intensitet, të nxitura nga erërat e forta, njoftoi sot një zyrtar lokal.

“Kemi evakuuar rreth 8 000 persona”, tha Maria Lioni, zëvendësguvernatore e rajonit të Rethymnos, për televizionin shtetëror grek ERT.

Operacioni i evakuimit u krye në rrugë tokësore nga zona e njohur turistike Agia Galini, e vendosur në bregdetin jugor të ishullit, përballë Detit Libik.

Një pjesë e madhe e turistëve dhe banorëve të evakuuar, u zhvendosën në palestrën sportive të bashkisë së Festos, në zonën e Mires, ndërsa qindra të tjerë u strehuan përkohësisht, në një ndërtesë shkolle aty pranë.

Administrata vendore ka aktivizuar planin e emergjencës për pritjen e të evakuuarve dhe ka vënë në dispozicion edhe ambiente të tjera shkollore, në rast se situata përkeqësohet.

Palestra sportive është pajisur me shtretër marinari, çarçafë të pastër dhe materiale të nevojshme për jetesë, si dhe me ushqime e ujë.

Forcat e policisë dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq grek, ndodhen në terren për t’u ofruar ndihmë personave të zhvendosur.

Edhe Roja Bregdetare Greke, ka marrë pjesë në operacionet e shpëtimit, duke evakuuar 29 persona nga deti nga zona e Agios Pavlos, në bregdetin jugor, me anijet e saj patrulluese dhe me ndihmën e mjeteve private lundruese.

Sipas medias greke, zjarret vijojnë të përhapen për shkak të erërave të forta. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.