☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,972 ▲ +0.68% ETH $2,269 ▲ +1.1% XRP $1.2530 ▲ +0.43% SOL $95.3700 ▼ -0.24%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Portugali përkeqësohen nga vala e të nxehtit

PARIS/MADRID, 28 korrik /ATSH-DPA/- Zjarrfikësit në Francë, Spanjë dhe Portugali po vazhdojnë betejën kundër dhjetëra zjarreve të mëdha pyjore, ndërsa një valë e re të nxehti dhe erërat e forta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë vënien e tyre nën kontroll.

Në Francë, zjarri më i madh pranë Bordosë është riaktivizuar në disa zona, duke detyruar evakuimin e rreth 4 000 turistëve nga kampingjet dhe parqet e pushimit në Lacanau dhe Lacanau Ocean.

Autoritetet theksuan se evakuimi u krye si masë parandaluese, pasi temperaturat pritet të rriten dhe lagështia e ajrit të bjerë ndjeshëm. Deri tani janë angazhuar 2 750 zjarrfikës, 18 avionë për shuarjen e zjarreve, 1 500 ushtarë dhe 1 440 efektivë policie.

Gjermania ka dërguar helikopterë transporti dhe një avion  tip “A400M”, ndërsa Turqia ka vënë në dispozicion dy avionë zjarrfikës.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se vendi do ta fitojë këtë betejë, duke falënderuar partnerët ndërkombëtarë për ndihmën. Edhe trajneri i ri i kombëtares franceze të futbollit, Zinedine Zidane, në daljen e tij të parë publike, shprehu solidaritet me zjarrfikësit dhe familjet e prekura./   /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.