☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.81%
DOW 52,487 ▲0.27%
NASDAQ 26,207 ▲1.3%
NAFTA 72.24 ▲0.22%
ARI 4,110 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,342 ▲ +2.73% ETH $1,795 ▲ +3.13% XRP $1.1084 ▲ +1.39% SOL $78.9900 ▲ +1.67%
S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 72.24 ▲0.22 % ARI 4,110 ▼0.74 % S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 72.24 ▲0.22 % ARI 4,110 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Politika

Fondet për Kanye West në Kushtetuese, ”Shqipëria Bëhet” kundërshton aktin normativ të qeverisë

Lëvizja Shqipëria Bëhet ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e aktit normativ të qeverisë, i cili parashikon alokimin e 4 milion eurove për financimin e pjesshëm të koncertit të Kanye West që do të mbahet të shtunën në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj e cilësoi vendimin si një tregues se shteti shqiptar po funksionon si një organizatë private.

“Akti normativ i nxjerrë për pagimin e 400 milionë lekëve të reja ndaj një koncerti privat të një kompanie private është një akt i cili nuk vërteton dhe nuk arsyeton relacionin shpjegues Këshilli i Ministrave nevojën për çfarë do duhet që ne nga taksat e shqiptarëve të paguajmë një koncert privat dhe nuk justifikon as urgjencën sepse është një aktivitet i cili është publikuar që dy-tre muaj më parë”, tha Lapaj.

Lapaj tha se akti normativ ka hyrë në fuqi menjëherë pa u botuar në fletoren zyrtare, ndaj kërkoi që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë çështjen me procedurë të përshpejtuar.

“Ligji që në emër e ka akt normativ, pra duhet të normojë, duhet të përcaktojë normën, duhet të përcaktojë rregullin. Ndërkohë këta kanë bërë një akt individual. Atëherë ku është dallimi mes aktit administrativ individual dhe aktit normativ, pra ligjit? Për këtë arsye dhe të gjitha arsyet e tjera që ne i kemi shpjeguar në këtë kërkesë depozituar sot në gjykatë kushtetuese, i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese të pezullojë në mënyrë të menjëhershme çdo veprim për të bërë pagesat, edhe pse kam shumë dyshime që këta mund t’i kenë bërë pagesat”, u shpreh ai.

Në aktin zyrtar thuhet se fondi është miratuar për të financuar pjesërisht organizimin dhe mbarëvajtjen e një aktiviteti kulturor artistik me ndikim në promovimin e turizmit dhe imazhit të Republikës së Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.