☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,419 ▼ -1.19% ETH $2,340 ▼ -2.49% XRP $1.2927 ▼ -1% SOL $101.3900 ▼ -2.29%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Forbes: Angela Merkel përsëri gruaja më e fuqishme në botë

Revista amerikane “Forbes” ka shpallur kancelaren gjermane Angela Merkel gruan më të fuqishme në botë për vitin 2017. Ky është viti i shtatë radhazi, që “Forbes” përzgjedh kancelaren gjermane për gruan më të fuqishme në botë, nga gjithsej 12 përzgjedhje sa ka bërë deri më sot, shkruan “The Guardian”.

Vendin e parë në listë, Merkel e vulosi me fitoren e fundit në zgjedhjet federale në shtator të këtij viti, ku siguroi mandatin e saj të katërt. Vendi i dytë i ka takuar kryeministres britanike, Theresa May, përkundër një viti shumë të vështirë në të cilin partia e saj nuk arriti të marrë shumicën parlamentare në zgjedhjet të cilat u mbajtën në qershor.

Qasja e saj ndaj Brexitit, një proces që do të ketë pasoja afatgjata për Britaninë e Madhe dhe pjesën tjetër të Evropës, ka bërë që May përkundër brishtësisë politike të mbetet njëra nga figurat politike botërore. E treta në listën me 100 gratë më të fuqishme në botë është filantropistja dhe afaristja amerikane Melinda Gates.

E katërta radhitet Sheryl Sandberg, drejtore ekzekutive e Facebookut, ndërsa e pesta është drejtoresha ekzekutive e General Motors, Mary Barra. Për herë të parë në listën e Forbes për 100 gratë më të fuqishme është radhitur Ivanka Trump, e bija, njëherësh këshilltare e presidentit amerikan Donald Trump. Në konkurrencë ajo është renditur në vendin e 19-të, ndërsa për herë të parë, në këtë listë ka hyrë edhe Nikki Haley, ambasadore e SHBA-ve në OKB (vendi 43), dhe aktorja Priyanka Chopra (vendi i 97-të), aktualisht ambasadore e UNICEF-it e Vullnetit të Mirë.

Ish-zonja e Parë amerikane, Michelle Obama, nuk është fare në këtë listë, pasi vitin e kaluar lëshoi Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Hillary Clinton e cila në listën e Forbesit ka qenë e pranishme që nga viti 2004, ka rënë nga pozita e dytë, vitin e kaluar, në vendin e 65-të.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.