☁️
Tiranë 20°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,806 ▲0.52%
DOW 51,593 ▲0.7%
NASDAQ 27,345 ▲0.56%
NAFTA 91.44 ▼0.05%
ARI 4,213 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,744 ▲ +1.62% ETH $2,489 ▲ +2.17% XRP $1.3823 ▲ +1.67% SOL $109.6300 ▲ +0.6%
S&P 500 7,806 ▲0.52 % DOW 51,593 ▲0.7 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.44 ▼0.05 % ARI 4,213 ▲1.35 % S&P 500 7,806 ▲0.52 % DOW 51,593 ▲0.7 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.44 ▼0.05 % ARI 4,213 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kosova

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, së shpejti pritet të dislokohet kontingjenti i parë nga FSK-ja

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka takuar zëvendës-shefin e J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM J5/8), Gjeneral Brigade Chris A. McKinney.

Në njoftimin e FSK-së bëhet e ditur se të dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara si dhe nevojën për rritjen e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Gjeneral Jashari e njoftoi Gjeneralin McKinney për zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së duke u fokusuar edhe në planet për të ardhmen që synojnë realizimin e aspiratave për anëtarësim në NATO.

telegrafi.com

Gjithashtu, të dy gjeneralët vlerësuan kontributin e FSK-së në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën (ISF), ku së shpejti pritet të dislokohet kontingjenti i parë nga FSK.

“Në fund të takimit, Gjeneral McKinney falënderoi Gjeneral Jasharin për bashkëpunimin dhe lidershipin e tij gjatë kësaj kohe ku FSK është në fazën finale të PGJT-së, si dhe ritheksoi përkushtimin e USEUCOM-it për ta mbështetur FSK-në në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.