🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.99 ▼0.77%
ARI 4,058 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,216 ▲ +0.56% ETH $2,357 ▲ +0.41% XRP $1.3238 ▼ -0.35% SOL $102.2900 ▲ +0.99%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.99 ▼0.77 % ARI 4,058 ▲0.16 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.99 ▼0.77 % ARI 4,058 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Forcat italiane zbarkojnë në veri të Kosovës, Borell: Po përforcohet dhe EULEX!

Në mesin e shqetësimeve për trazira, forca ndërkombëtare shtesë po dërgohen në veri të Kosovës për të garantuar sundimin e ligjit.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borell njoftoi se trupa të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë, pjesë e karabinierëve italianë, kanë zbarkuar në zonë dhe do ta mbështesin përkohësisht EULEX-in.
“Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet: Forca Europiane e Xhandarmërisë, pjesë e Karabinierëve, mbërriti atje ne qëllim të përforcojë përkohësisht Njësinë Policore të EULEX-it. Ky mision do të vazhdojë të mbështesë një mjedis të sigurt”– u shpreh Borrell.
Në pjesën veriore të Kosovës, kryesisht në pikën kufitare të Jarinjës është shtuar numri i pjesëtarëve të EULEX-it, pas tërheqjes së ‘Listës Serbe’ nga të gjitha institucionet e Kosovës. Në Jarinjë janë dislokuar më së shumti policë nga kontingjenti polak, të cilët janë duke e ndjekur situatën nga afër.
Nga ana tjetër, mes kësaj pike dhe Mitrovicës së Veriut, në rrugën kryesore janë stacionuar gjithashtu ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Disa orë më herët, edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një konferencë për media, tërhoqi vëmendjen për bnjë përshkallëzim të mundshëm të situatës pas bojkotit të institucioneve të Kosovës nga serbët.
Price tha se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian se zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të arritur deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.