☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,754 ▲0.53%
DOW 52,760 ▲0.5%
NASDAQ 26,690 ▲1%
NAFTA 97.68 ▼0.14%
ARI 4,144 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,581 ▲ +2.43% ETH $2,498 ▲ +2.5% XRP $1.3877 ▲ +4.65% SOL $108.3200 ▲ +2.26%
S&P 500 7,754 ▲0.53 % DOW 52,760 ▲0.5 % NASDAQ 26,690 ▲1 % NAFTA 97.68 ▼0.14 % ARI 4,144 ▲0.02 % S&P 500 7,754 ▲0.53 % DOW 52,760 ▲0.5 % NASDAQ 26,690 ▲1 % NAFTA 97.68 ▼0.14 % ARI 4,144 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kosova

Formimi i Xhandarmërisë së Kosovës, Kurti: Do të plotësojë boshllëkun mes Policisë dhe Ushtrisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes një konference për media ka folur për sigurinë e vendit si dhe për themelimin dhe formimin e xhandarmërisë së Kosovës.

Sipas Kurtit, xhandarmëria do të ketë përgjegjësi të qarta në sigurimin e vijës kufitare të Kosovës – tokësore, ujore dhe ajrore, si dhe në kryerjen e operacioneve kundër grupeve të armatosura dhe terroriste, përfshirë ato me karakter paraushtarak.

Ai tha se një tjetër detyrë kyçe do të jetë parandalimi i kontrabandës ndërkufitare të mallrave dhe të emigrantëve, menaxhimi i situatave me rrezik të lartë, si dhe sigurimi i infrastrukturës kritike, përcjell Telegrafi.

“Me qëllim të adresimit të këtyre sifidave dhe përballjes me këto themelimi i xhandarmërisë si strukture e re dhe e disiplinuar është domosdoshmëri e kohës e cila do të plotësoj boshllëkun mes Policisë dhe Ushtrisë së Kosovës. Xhandarmëria do të ketë një mandat të qartë, sigurimin e vijës kufitare, tokësore, ujore dhe ajrore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Operacione kundër grupeve terroriste dhe të armatosura përshirë ato me karakter paraushtarak. Parandalimi i të gjitha llojeve të kontrabandës ndërkufitare si me mallra dhe me emigrantë. Menaxhimi i situatave të rrezikut të lartë si dhe sigurimi i infrastrukturës kritike. Themelimi dhe funksionalizimi i xhandarmërisë do të bëhet me miratimin e një ligji të veçantë në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e 11-të e cila do të dal pas zgjedhjeve të parakoshshme të 7 qershorit”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se, pavarësisht angazhimit të jashtëzakonshëm të Policisë së Kosovës, mandati i saj mbetet kryesisht sigurimi i rendit publik dhe hetimi i krimit.

“Gjendja e sigurisë në nivelin global dhe në Kosovë po evoluojnë me shpejtësi. Kërcënimet me të cilat po përballemi sot nuk janë ato të një dekade më parë. Sfidat kryesore me të cilat jemi përballur viteve të fundit përfshijnë sulme të armatosura me municion ushtarakë dhe kapacitete superiore. Pastaj edhe kontrabandë e vazhdueshme me armë e mallra të cilat cënojnë sigurinë publike përgjatë vijës së gjelbër kufitare. Pastaj infiltrim i struktuar i grupeve të armatosura të cilat kërcëojnë sovranitetin tonë, etj”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.