☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

“Forumi Ekonomik i Tiranës”, platformë dialogu për të ecur më shpejt në funksion të fuqizimit të ekonomisë

 “Forumi Ekonomik i Tiranës” është një platformë dialogu që vazhdon mes të gjithë aktorëve e faktorëve të zhvillimit ekonomik, për të ecur më shpejt në funksion të fuqizimit të ekonomisë kombëtare dhe familjare, përmes bashkëpunimit të shëndetshëm mes sektorit publik e atij privat.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, duke përshëndetur punimet e këtij forumi, i cili është modeluar pak a shumë si forumi i Delfit.

Kryeministri propozoi një bashkëpunim me forumin e Delfit, në mënyrë që siç tha ai “të përfitojmë nga dija, njohuritë dhe përvoja e tij dhe të zgjerojmë forumin e Tiranës, që këto dy forume të ndërlidhen dhe të organizojnë edhe hapa vijues”.

“Nëse arrijmë ta bëjmë një gjë të tillë, patjetër që mund ta fusim forumin e Tiranës më tepër në hartë dhe të krijojmë një forum që bëhet destinacion për nëpunësit civil dhe aktorët privatë që do të duan të mblidhen për të diskutuar çështje dhe tema të caktuara”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se shpreson shumë që ky vit të jetë i mirë si për BE-në, ashtu edhe për Shqipërinë dhe rajonin. “Kjo mund të shërbejë gjithmonë e më tepër si themel për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë u ndal po ashtu edhe te bashkëpunimi rajonal, ndërsa kërkoi që të diskutohet mundësia se si të fokusojmë Forumin Ekonomik të Tiranës në çështje të bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e ekonomisë tonë si rajon.

“Për shumë vite, Forumi i Vjenës është mbështetur në këtë parim dhe ka mundur të bëjë bashkë liderë të rajonit. Tani ka ardhur koha të kalojmë nga qëndrime dhe ide fisnike në diskutime më konkrete dhe hapa konkretë. Ne jemi tregje të vegjël, nëse nuk jemi të ndërlidhur. Madje Greqia që është një shtet i madh në vetvete përbën një treg të vogël”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.