FOTO: Shkatërrohet superbanda e drogës në Athinë, si drejtohej trafiku nga “shefi” shqiptar
Policia greke ka ndërmarrë një super operacion për goditjen e një grupi të madh kriminal në fushën e kultivimit, trafikimit, shpërndarjes së lendeve narkotike, i cili drejtohet nga një shqiptar.
Mësohet se grupi kriminal përbëhet nga 146 persona.
Mediat greke raportojnë se gjatë operacionit janë arrestuar 59 shtetas, u është komunikuar arresti 38 shtetasve që ndodhen në burg dhe janë shpallur në kërkim 46 të tjerë.
Grupi kriminal është i ndarë ne 7 nivele hierarkike, konkretisht:
1- Kreu i grupi është shtetas shqiptar që banon në Shqipëri
2- Niveli i dyte i përbërë nga 4 shqiptarë
3- Niveli i tretë përbeëet nga 7 shtetas, 3 shqiptarë e 4 grekë
4- Niveli i katërt përbëhet nga 3 grekë që kishin detyre organizimin e trafikut në kufirin greko-shqiptar
5- 20 shtetas, 17 shqiptare, 1 grek, 1 bullgar, 1 rumun kishin detyrë magazinimin e drogës ne Greqi.
6 – 10 shtetas, 6 shqiptare, 3 greke dhe 1 bullgar kishin detyre shpërndarjen e drogës ne Greqi
7- Shpërndarës te tjerë në qendër të Athinës, kryesisht afrikane
Ndërkohë, gjatë operacionit u kryen 45 kontrolle mjedisesh ku u sekuestruan 433 kg 400 gram marijuanë, 6 kg hashash i rritur në mjedis të mbyllur, 30.000 euro, 10 makina, 1 furgon si dhe 2 motora.
Ky grup gjate funksionimit te tij ka trafikuar e shpërndarë rreth 1 ton 235 kg marijuanë, 1 kg 600 gram kokaine, 500 gram heroine, 500 gram MDMA dhe 8 kg hashash i rritur në mjedis të mbyllur.
Ky grup mendohet të këtë përfituar rreth 19 milionë euro.
Po ashtu, bëhet e ditur se marijuana vinte nga Shqipëria, ndërkohë një pjese, kryesisht ajo e rritur në mjedis të mbyllur rritej ne Greqi.